Fraksion + është emri i subjektit të të pakënaqurve të Vetëvendosjes

0

Të pakënaqurit e Lëvizjes Vetëvendosje pritet që të formojnë një parti të re e cila do të quhet “Fraksion+”.

Emrat që do t’i prijnë kësaj partie do të jenë: Ajnishahe Halimi, ish-koordinatorja e degës së Vetëvëvendosjes në Skendera, Arben Gecaj, ish-koordinator në Deçan, Fatos Aliu, Leon Duhanaj, Agim Lajdhiza si dhe disa persona të tjerë.

Sipas njërës, nga themelueset e “Fraksion Plus”, Ajnishahe Halimi, deri të krijimi i këtij fraksioni ka ardhur nga kërkesa e të gjithë atyre që janë ndjerë të indinjuar me ‘Vetëvendosjen’ dhe janë injoruar për një kohë të gjatë nga ky subjekt, që deri para dy muajve drejtohej nga Albin Kurti e tash e nga Visar Ymeri.

“Është rigrupim i njerëzve të cilët kanë qenë në VV, janë përjashtuar, janë i injoruar, janë fyer dhe nuk është dëgjuar zëri i tyre dhe vinë nga komunat e ndryshme”, ka thënë për Gazetën Express, Halimi.

“Kjo është bërë me kërkesën e atyre që janë indinjuar me atë që VV ka bërë me ne dhe që po ashtu janë injoruar njëjte si ne”, ka shtuar ajo.

Ndryshe, është paralajmëruar që sot gjatë ditë “Fraksion+” do të dal me një komunikatë për opinion publik.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here