Fotoreportazh: Sarajeva, portreti i një qyteti 20 vjet pas luftës

0

Fotografi Chris Leslie rikthehet në Bosnje për të shënuar 20-vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes së Paqes së Dejtonit, që i dha fund rrethimit të Sarajevës pas gati katër vjet luftimesh.

Marrëveshja e Dejtonit u nënshkrua në Paris, pikërisht 20 vjet më parë, një marrëveshje e cila përfundoi konfliktin brutal mes serbëve, kroatëve e boshnjakëve, ndërsa i dha fund rrethimit të Sarajevës, rrethimi më i gjatë në historinë moderne.

Bota ka pësuar ndryshime dramatike që nga viti 1995: sulmet e 11 Shtatorit, luftërat në Irak e Afganistan, Pranvera Arabe. Bosnja ka dalë nga radarët e botës perëndimore.sarajeva
Në prill 1992, ndërsa Jugosllavia nisi të shpërbëhej, qyteti i Sarajevës u sulmua nga grupet militare serbo-boshnjake të cilat mbështesnin ushtrinë jugosllave të dominuar nga serbët e që ishin kundër pavarësisë së Bosnjes. Serbët e Bosnjes rrethuan qytetin dhe i vendosën nën rrethim 500 mijë banorët e Sarajevës. Sarajeva u bombardua rëndë nga artileria dhe snajperat vrisnin qytetarët që ecnin rrugëve.

Marrëveshja e Dejtonit, negociuar nga Shtetet e Bashkuara, krijoi dy entitete pothuajse të pavarura brenda Bosnjes, Federatën Boshnjako-Kroate, pjesa më e madhe e vendit,  dhe Republikën Serbe me shumicë serbe.

sarajeva 2

Por, çfarë qëndron pas kësaj marrëveshjeje?

Kryeqyteti në pamje të parë, shfaq fytyrën e vet të guximshme dhe kozmopolitane për komunitetin ndërkombëtar dhe turistët, por nën sipërfaqe, nacionalizmi, korrupsioni dhe keqmenaxhimi rëndojnë mbi jetën e qytetarëve, ndërsa njerëzit pa dallim origjine, me vështirësi sigurojnë jetesën.

 

Një grua lyp në rrugët e Sarajevës.
Një grua lyp në rrugët e Sarajevës.
Statuja e Titos, presidentit të ish-Jugosllavisë.
Statuja e Titos, presidentit të ish-Jugosllavisë.
Ziraat Bank, pamja e rikonstruktuar, aty ku vendi quhej dikur rrugica e Snajperave.
Ziraat Bank, pamja e rikonstruktuar, aty ku vendi quhej dikur rrugica e Snajperave.
Biblioteka Kombëtare e rikonstruktuar.
Biblioteka Kombëtare e rikonstruktuar.
Qyteti i vjetër i Sarajevës ka mbetur dukshëm i paprekur. Ndërtesa të reja strehojnë industrinë  e re të tregtisë me pakicë dhe kalimit të kohës së lirë.  
Qyteti i vjetër i Sarajevës ka mbetur dukshëm i paprekur. Ndërtesa të reja strehojnë industrinë  e re të tregtisë me pakicë dhe kalimit të kohës së lirë.
Xhamia Gazi Husrev-bey konsiderohet struktura më e rëndësishme islame në vend dhe është një nga shembujt më të shkëlqyer të arkitekturës osmane në botë.
Xhamia Gazi Husrev-bey konsiderohet struktura më e rëndësishme islame në vend dhe është një nga shembujt më të shkëlqyer të arkitekturës osmane në botë.
“Mund të ishim vendosur për të jetuar jashtë, e kishim këtë mundësi. Por, Bosnja është shtëpia jonë dhe Sarajeva është qyteti ynë”, thotë Hamdo nga Sarajeva.
“Mund të ishim vendosur për të jetuar jashtë, e kishim këtë mundësi. Por, Bosnja është shtëpia jonë dhe Sarajeva është qyteti ynë”, thotë Hamdo nga Sarajeva.
Memoral për fëmijët e vrarë gjatë luftës
Memoral për fëmijët e vrarë gjatë luftës
Kujtesa e luftës: vrimat e shrapnelit ende duken në ndërtesat e larta të blloqeve të banimit
Kujtesa e luftës: vrimat e shrapnelit ende duken në ndërtesat e larta të blloqeve të banimit
Ish-hoteli Holiday Inn në rrugicën e Spanjperave, ku u strehuan pjesa më e madhe e gazetarëve që raportonin luftën
Ish-hoteli Holiday Inn në rrugicën e Spanjperave, ku u strehuan pjesa më e madhe e gazetarëve që raportonin luftën
Dikur ziente nga njerëzit, sot stacioni i trenit në Sarajevë është bosh
Dikur ziente nga njerëzit, sot stacioni i trenit në Sarajevë është bosh
Varre përballë stadiumit Zetra, ku Torvill dhe Dean morën medalje të arta në Lojërat Olimpike të dimrit në vitin 1984
Varre përballë stadiumit Zetra, ku Torvill dhe Dean morën medalje të arta në Lojërat Olimpike të dimrit në vitin 1984
Ajo çka mbetur nga hoteli Igman. Ai u ndërtua për Lojërat Olimpike dimërore dhe më pas u bë shtabi qendror i gjeneralit Ratko Mlladiç.
Ajo çka mbetur nga hoteli Igman. Ai u ndërtua për Lojërat Olimpike dimërore dhe më pas u bë shtabi qendror i gjeneralit Ratko Mlladiç. /Përgatiti: tesheshi.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here