Fotoja që i ndryshoi jetën (foto)

0
In this March 29, 2012 photo, a copy of the Pulitzer Prize winning photograph by Associated Press photographer Huynh Cong "Nick" Ut is held at the place he took it 40 years ago in Trang Bang, Tay Ninh province, Vietnam. The iconic black-and-white image communicated the horrors of the Vietnam War in a way words could never describe and contributed to its end. But behind the camera, it also brought the wounded girl together with the young photographer, and it came to define her life both as a curse and ultimately as a savior. (AP Photo/Na Son Nguyen)

Vietnamezja, Kim Phuc, tani është 52 vjeçare. Por jeta e saj morri kthesë në moshën 9 vjeçare. Kjo passi fotoja e saj, e cila vraponte rrugës e zhveshur dhe e djegur në vitin 1972, kishte bërë xhiron e botës. Tash shumë vite më pas, ajo nuk urren mirëpo ka gjetur rrugën e saj drejtë faljes. Ajo ka themeluar një fondacion, në ndihmë të fëmijëve që i mbijetojnë luftës.

FILE - In this June 8, 1972 file photo, crying children, including 9-year-old Kim Phuc, center, run down Route 1 near Trang Bang, Vietnam after an aerial napalm attack on suspected Viet Cong hiding places as South Vietnamese forces from the 25th Division walk behind them. A South Vietnamese plane accidentally dropped its flaming napalm on South Vietnamese troops and civilians. From left, the children are Phan Thanh Tam, younger brother of Kim Phuc, who lost an eye, Phan Thanh Phouc, youngest brother of Kim Phuc, Kim Phuc, and Kim's cousins Ho Van Bon, and Ho Thi Ting. (AP Photo/Nick Ut)

Imazhi i një vajze 9 vjeçare, 43 vite më parë, që vraponte rrugëve e djegur dhe e zhveshur, kishte prekur gjithë njerëzit përreth botës. Shumë njerëz janë shprehur që ishte pikërisht ky moment i cili shënoi përfundimin e luftës së Vietnamit. “Gjithmonë do e mbajë mend atë ditë të tmerrëshme, kur vraponim nga jeta në vdekje”, shprehet Kim Phuc, vajza nga fotoja ikonike, citon CNN.

FWRO

Tash 43 vite më pas, Kim Phuc është 52 vjeçe dhe jeton jashtë Torontos. Ajo është një grua, një nënë dhe e mbijetuara që ka dominuar faqet e para të gazetave në vitin 1972. Ajo shprehet që në fillim, ishte shumë e turpëruar për foton. Por më vonë, ajo e kuptoi që fotoja e përshkruan atë që ajo e quan “rruga drejtë paqes”.

Tash Phuc, përveç të qenit nënë dhe grua, ajo gjithashtu është një ambasadore e vullnetit të mirë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Çdo vit, ajo udhëton nëpër botë për të treguar historinë e saj, dhe mbi të gjitha për të rritur ndërgjegjësimin rreth brutalitetit që mbart lufta. Ajo e ka themeluar Kim Foundation International, një fondacion bamirës në ndihmë të fëmijëve që kanë mbijetuar nga lufta.

“Unë jam shumë falenderuese, që me foton time mund të punojë për paqe”, shprehet Phuc.

Ajo thotë që ajo vajza e vogël që shihet në foto, “nuk vrapon më, por fluturon”.

Në vitin 1972, Phuc jetonte në fshatin Trang Bang, në veri të Saigon. Ajo bashkë me familjen e saj, ishin të strehuar në një tempull, kur dëgjuan aeroplanët. Nga frika ata kishin vrapuar jashtë, për të shpëtuar. Phuc e mban mend, nxehtësinë në trup dhe dhimbjen që e ndjente, kjo sepse bombat kishin një materie të lëngshme e të djegshme që ngjitet në lëkurën e njeriut. Phuc për të ndjerë më pak dhimbjen e djegieve i kishte larguar rrobat nga trupi, dhe kishte vrapuar.

Ishte pikërisht ky momenti, kur një fotoreporter e kapi foton e tij të jetës.

Fotoreporteri, Nick, atëbotë ishte vetëm 21 vjeçar. “Shikova nëpërmes tymit dhe e pash një vajzë të zhveshur… duke vrapuar”.“Nuk mund të besoja që ajo ishte djegur aq keq”.“Pasi e fotografova, e ula aparatin dhe u mundova ta ndihmojë”, u shpreh Nick për CNN.

Pas këtij rasti, Phuc kishte qëndruar më shumë se një vit në spital. Familja e saj frikësohej se nuk do të mund të shërohej.

Në atë kohë, edhe Phuc dëshironte më shumë vdekjen se sa jetën. Mirëpo gjithçka ndryshoi kur ajo u lidh më shumë me fenë katolike. Ajo mësoi që të fal. “Mësova të fal”. “Unë me të vërtetë dëshirojë që ta falenderojë Zotin, që ma ka shpëtuar jetën”.“Çfarëdo që më ka ndodhur, unë kam mundësi që të jem gjallë, të jem e shëndetëshme, dhe të kem mundësi që të i ndihmojë të tjerët”, u shpreh Phuc.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here