Fotografitë e Ratko Mlladiqt, shfaqen afër xhamisë në Srebrenicë

0

Postera me imazhin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq u shfaqën dje në Srebrenicë. Presidenti i Klubit Boshnjak në Këshillin e Popujve të RS, Alija Tabakoviq, publikoi këtë informacion.
“Natën e kaluar, fqinjët tanë përsëri vendosën postera me imazhin e kriminelit të dënuar të luftës për gjenocid Ratko Mlladiq. Ne vazhdimisht themi se udhëheqja politike dhe ushtarake dhe individët janë përgjegjës për gjenocidin, të tjerët me këmbëngulje na thonë se nuk është ashtu siç mendojmë Ata në fakt po përpiqen të tregojnë se pas krimit nuk qëndojnë individët, por kolona njerëzish,” tha Tabakoviq.

Ai shtoi se mohimi i gjenocidit është faza e fundit e gjenocidit. Posterat u shfaqën afër xhamisë.
Duhet të kujtojmë se përfaqësuesindërkombëtar në BeH, Inzko vendosi t’i prezantojë këto ndalime përmes ndryshimeve në Kodin Penal, ku ndalohet mohimi i gjenocidit gjatë luftës së Bosnjës si dhe glorifikimi i kriminelëve të luftës, siq ka ndodhuë tani në Srebrenicë ku krimineli i dënuar me gjyq për krime lufte Mlladiq cilësohet si hero.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here