Foto shpresdhënëse se Eriksen do të mbijetoi

0

Një incident trishtues ka ndodhur në ndeshjen e grupit B në Kampionatin Evropian, mes Danimarkës dhe Finlandës.

Kah fundi i pjesës së parë Christian Eriksen ka humbur ndjenjat në fushë, shkruan Gazeta Express.

Ai ishte duke ecur teksa u rrëzua në fushë, dyshimet e para janë se mund të ketë pësuar sulm në zemër. Menjëherë ka reaguar stafi mjekësor i Danimarkës duke i dhënë ndihmën “ringjallje kardiopulmonare”.

Ndeshja është ndërprerë prej më shumë se 10 minutave.

Ndeshja është suspenduar edhe zyrtarisht.

Megjithatë, mediet angleze po raportojnë se Eriksen është dalë i gjallë nga stadiumi dhe se është duke u trajtuar në emergjencë. Po ashtu, atij iu është realizuar një foto, e cila po quhet “fotoja e shpresës” për fatin e Eriksenit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here