FOTO-HISTORI: Fehmi Lladrovci në gjyq gjatë viteve të 80-ta në Kosovë

0

Fehmi Lladrovci në bankën e të akuzuarit gjatë ish-Jugosllavisë. Lladrovci ishte ish i burgosur politik gjatë viteve të tetëdhjeta. Pas lirimit nga burgu ai do të merrej me perspektivën e luftimit të Serbisë me armë dhe do të punonte për këtë qëllim në diasporë. Me të nisur lufta në Kosovë Fehmiu bashkë me bashkëshorten, Xhevë Krasniqin, do të radhiteshin në radhët e UÇK-së. Është e famshme tashmë intervista ku në pyetjen e gazetares se a është në gjendje ta japë jetën e tij për Kosovën, Fehmiu duke qeshur thotë se me kënaqësinë më të madhe. Ai bashkë me të shoqen u vranë në një betejë me forcat serbe.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here