Forumi Intelektual Mysliman Shqiptar reagon ndaj kërcënimeve të ISIS

0

Pas publikimit të videos ku militantë e ISIS kërcënojnë Shqipërinë dhe të gjithë Ballkanin, ka reaguar edhe Forumi Intelektual Mysliman Shqiptar.

“Gjatë fjalimit të tyre nuk ka asgjë njerëzore. Ata nuk i përngjasojnë dhe nuk përfaqësojnë asnjë lloj feje, pavarësisht se flasin në emër të saj”, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë, Forumi Intelektual Mysliman i bën thirrje organeve kompetente që të reagojnë dhe të marrin masat e duhura ndaj këtyre kërcënimeve, duke qenë se në video shfaqeshin dy persona që flisnin në gjuhën shqipe.

Gjithashtu, FMSH i bën thirrje imamëve në të gjithë Shqipërinë dhe trevave shqipfolëse, që ligjërata e ditës së xhuma të jetë një kundërpërgjigje e ashpër kundër kësaj gjuhe urrejtje.

“Forumi Intelektual Mysliman, së bashku me besimtarët myslimanë dhe të gjithë shoqatat simotra do të punojmë për të nxitur vepra të mira dhe në dobi të komunitetit ku jetojmë. Që të përcjellim vlerat dhe mesazhin se islami, feja e paqes dhe e tolerancës, nuk ka të bëjë me këta njerëz, të cilët nuk njohin gjë tjetër përveçse dhunës dhe terrorit”, thuhet më tej në deklaratën e publikuar nga Forumi Intelektual Mysliman Shqiptar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here