Forcat e Armatosura të Kosovës përplasin Kryeministrin Mustafa,Presidenten Jahjaga dhe Gjeneralin Rama

0

Deklarata e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafës, se FA-të nuk do të vendosen në Veri të Kosovës pa një marrëveshje me NATO-n, është kundërshtuar ashpër nga Presidentja, Jahjaga.

Kjo e fundit ka thënë se FA-të do të veprojnë sipas Kushtetutës dhe ligjeve të vendit. Ndërkohë, reagim të ashpër ka patur edhe nga ana e komandantit të FA-ve, Rrahman Ramës, i cili theksoi se FA-të nuk kanë nevojë që të marrin leje nga NATO për të shkuar në Veri.

Sipas Ramës, ushtria e ardhshme e Kosovës do të veprojë në bazë të nevojave që paraqiten në terren. Ndërsa, ekspertët e çështjeve të sigurisë në Kosovë kanë thënë se situata politike në pjesën Veriore, e bën të pamundur shkuarjen e ushtrisë atje pa një marrëveshje paraprake me NATO-n. Megjithatë deklaratën e Mustafës ata e kanë vlerësuar si të nxituar, pasi vlerësojnë se ishte koha e duhur për të dhënë të tilla deklarata.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here