Grudë:forca të shumta policie arrestojnë të dyshuarin Sokol Mjacaj (video)

0

Policia ka arrestuar të dielën të dyshuarin në lidhje me vrasjen makabre të dy turistëve çekë Michal Svato dhe Anna Kosinova. Sokol Fran Mjacaj u arrestua pasi 350 forca policie dhe FNSH-je rrethuan një zonë në fshatin Grudë në Dukagjin, aty ku se fshihej 20-vjeçari i armatosur.

Mjacaj ka qenë i dënuar më parë për vjedhje me pasojë vdekjen e një të mituri, në vitin 2010. U vërtetua shkencërisht përmes gjurmëve në mjetin e viktimave se Mjacaj është autor i krimit. Mjacaj konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë. U lirua nga burgu para një muaji.

Gjithashtu, dyshimet janë se personi mund të ketë qenë dhe pjesë e grupit të zjarrit që qëlluan helikopterin e policisë një vit më parë në Pult të Dukagjinit, gjatë operacionit antikanabis. Madje, ka dyshime se autorët ose autori është pjesë e personave që ruajnë parcela kanabisi në zonat e thella të Dukagjinit.

Dyshimet gjithashtu janë se nisur nga fakti që nuk janë marrë sende personale, mbase autorët mund të kenë tentuar të marrin fuoristradën, por kanë dështuar./Top Channel

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here