Fondacioni “Jahjaga” ka në fokus mbështetjen e grave dhe të rinjve

0

Themeluesja e fondacionit “Jahjaga”, njëherësh ish-presidente e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se ky fondacion do të fokusohet kryesisht në fuqizimin e grave në integrimin dhe avancimin e tyre në shoqëri.

Po ashtu, ajo ka thënë se fondacioni Jahjaga do të fokusohet në çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë në vend, veçanërisht me dukuritë negative si luftimin e korrupsionit, por edhe me adresimin e çështjeve të ekstremizmit të dhunshëm.

“Misioni dhe vizioni i këtij fondacioni do të jetë mbështetja dhe avancimi i mëtutjeshëm i proceseve demokratike dhe zhvillimit demokratik në vendin tonë. Ky fondacion do të përkrahë projekte që do të punojnë drejtpërdrejt me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe do të fokusohet në disa fusha, të cilat janë të ndërlidhura kryesisht me avancimin e pozitës së gruas dhe të vajzave e djemve të rinj të Kosovës. Do të fokusohet, gjithashtu, me çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë në vend, veçanërisht me dukuritë negative si luftimin e korrupsionit, po ashtu me adresimin e çështjeve të ekstremizmit të dhunshëm, me çështjet që kanë të bëjnë me të kaluarën tonë në vend, por edhe si rajon e që ndërlidhen me çështjet e pajtimit”, ka thënë Jahjaga në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here