Folësja që diktatori i Koresë së Veriut nxjerr vetëm për lajme të rëndësishme

0

Ajo është e vetmja gazetare që lideri i Koresë së Veriut i beson lajmet më të mëdha. Ri Chun-hee është shfaqur në televizionin shtetëror sa herë që vendi i izoluar komunist ka dashur t’i tregojë botës diçka. Edhe pse konsiderohet në një periudhë gjysmë pensioni, folësja 69-vjeçare u shfaq tri ditë më parë në ekran për të njoftuar testimin me sukses të bombës me hidrogjen, transmeton Shekulli.

E veshur me veshjen tradicionale kombëtare, ajo qeshi në mënyrë triumfuese dhe u tha shikuesve se “testi i parë i bombës u krye me sukses në 10:00 të paradites në 6 janar 2015”.

1“Ne nuk do të heqim dorë nga programi bërthamor porsa kohë Shtetet e Bashkuara mbeten një vend agresor”, tha ajo në një njoftim të dytë.

Disa vite më parë, asaj i është besuar leximi i lajmit që njoftonte vdekjen e liderëve Kim Il-Sung dhe Kim Jong-Il.

2Chun-hee jeton në kryeqytetin Penian, pas një karriere disa dhjetëravjeçere në median shtetërore të Koresë së Veriut. Thuhet se ajo e kalon kohën duke i mësuar brezit të ri si të flasin në televizion. Shfaqja e saj e rrallë në televizion është përdorur nga regjimi i diktatorit Kim Jong-un për t’i treguar botës rëndësinë që vendi i jep zhvillimit të armëve bërthamore.

Chun-hee pretendon se është stërvitur nga vetë babai i Kim Jong-un për të përcjellë lajmin te shikuesit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here