FOL: Shyhrete Berisha, më e guximshmja e vitit 2014

0

 

Prishtinë, 20 Janar 2015 – Lëvizja FOL e ka ndarë për herë të gjashtë çmimin për Guxim Qytetar. Ky çmim për vitin 2014 i është ndarë Shyhrete Berishës nga Suhareka. Petrit Zogaj, nga Lëvizjes FOL ka thënë se “znj. Shyhrete Berisha është shembull i angazhimit konsistent për realizimin e të drejtës në trashëgimi”. “Përkundër padrejtësive dhe diskriminimit që i është bërë, ajo nuk është ndalur, ka theksuar Zogaj. Halil Matoshi, anëtar i Bordit këshillëdhënës të Lëvizjes FOL ka shtuar se “Shyhrete Berisha përfaqëson gruan e cila asnjëherë nuk dorëzohet”. Shyhrete Berisha e ka falenderuar Lëvizjen FOL për çmimin dhe ka kërkuar që shteti i Kosovës të marrë barrën e përgjegjësisë në lidhje me trashëgiminë e pronës nga gratë, të garantuar me ligje dhe që kjo e drejtë të mos mbetet në vullnetin e individëve. Sibel Halimi nga Lëvizja FOL ka përkujtuar se në një kontest të stërzgjatur gjyqësor, të nisur 13 vjet më parë, znj. Shyhrete Berisha nga Suhareka po përballet me mohimin e të drejtës që të trashëgojë shtëpinë ku ka jetuar me burrin dhe katër fëmijët e ekzekutuar nga forcat serbe. “Në atë kohë, Shyhretja nuk e kishte imagjinuar se mund të humbiste më shumë se sa bashkëshortin e saj, dy vajzat dhe dy djemtë. Por, nga ajo kohë, Shyhretja ka humbur edhe shtëpinë- strehën e kujtimeve”, ka thënë Halimi. Shyhrete Berisha është në kontest gjyqësor për shtëpinë ku ka jetuar me burrin dhe fëmijët, me kunatin e saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here