FOL: Qeveria gjatë tre mujorëshit, nga 39 aktivitete të parapara, i ka përfunduar 15

0

Lëvizja FOL, sot përmes një konference për shtyp ka bërë lansimin e platformës online “IsaMetri” (http://matesi.levizjafol.org/). Petrit Zogaj tha se Lëvizja FOL sot po ri-lansonë platformën “matësi i së vërtetës” me një format të ri ku qëllimi i saj është monitorimi i zbatimit të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë së Kosovës, Programeve të Partive Politike të Koalicionit Qeverisës (PDK-së dhe LDK-së) dhe monitorimi i deklaratave dhe premtimeve elektorale të udhëheqësve politik të vendit.
Ndërsa Fidan Kalaja tha se fokusi i Lëvizjes FOL fillimisht ka qenë monitorimi i zbatimit të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë së Kosovës për Vitin 2015. Ai tha se nga 10 institucione te cilat kanë pasur për obligim të përfundojnë këto aktivitete për periudhën janar-mars, gjatë këtij afati kohor janë paraparë të përfundohen 34 aktivitete, ku kanë mbetur të pa përfunduara 19 prej tyre ndërkaq kanë përfunduar vetëm 15.
Institucionet të cilat kanë pasur obligim të përfundojnë këto aktivitete në tre mujorin e parë janë:
Zyra e kryeministrit të Kosovës, për tre mujorin e parë ka pasur për obligim të përfundoj 5 aktivitete të parapara në planin vjetor të punës për vitin 2015, ndërkaq janë përfunduar vetëm 2 nga to.
Ministria e Drejtësisë, për tre mujorin e parë ka pasur për obligim të përfundoj 9 aktivitete ku nga to ka përfunduar vetëm 2.
Ministria e Administratës Publike, nga 3 aktivitete të parapara në planin vjetor të punës ka përfunduar vetëm 1.
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, për tre mujorin e parë nga 2 aktivitete të parapara në Planin vjetor të punës s’ka përfunduar asnjë.
Ministria e Integrimit Evropian, për tre mujorin e parë ka pasur vetëm 1 aktivitet i cili është përfunduar sipas planit të punës.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, për tre mujorin e parë ka pasur vetëm 1 aktivitet i cili është përfunduar sipas planit të punës.
Ministria e Diasporës, për tre mujorin e parë ka pasur për obligim të përfundoj 5 aktivitete ku janë realizuar vetëm 3 nga to.
Ministria e Punëve të Brendshme, ka pasur për obligim të përfundoj 2 aktivitete të cilat s’janë realizuar në afatin kohor.
Ministria e Zhvillimit Ekonomik, nga 1 aktivitet i paraparë për këtë tre mujor i cili nuk është përfunduar.
Ministria e Financave, e cila për dallim nga ministritë e tjera ka përfunduar të gjitha aktivitetet e parapara për tre mujorin e parë, pra 5 aktivitete janë realizuar në bazë të afatit të përcaktuar në planin vjetor të punës për vitin 2015.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here