FOL: MPB dhe MPMS më pasivet ndër 18 institucione të monitoruara

0

Të gjeturat e fundit nga monitorimi i 18 institucioneve nga Lëvizja FOL në kuadër të platformës “IsaMetri” tregojnë se nga 128 aktivitete sa kanë qenë të parapara për periudhën janar-prill 2015, vetëm 56 sosh janë realizuar, ndërkaq 70 aktivitete kanë mbetur të papërfunduara në afatin e përcaktuar kohor. Për dy të tjera FOL nuk ka marrë përgjigje.

Më poshtë i gjeni aktivitetet e parapara, ato të realizuara dhe të parealizuara:

Ministria e Punëve të Brendshme – brenda periudhës katër mujore janar-prill nga 8 aktivitete të cilat kanë qenë të parapara të përfundohen nga kjo ministri asnjë nga to nuk është përfunduar.
Zyra e Kryeministrit të Kosovës – edhe pse sipas planit një vjeçar të punës së Qeverisë ZKM ka pasur për obligim të përfundojë 25 aktivitete, ajo ka arritur përfundojë vetëm 10 aktivitete, ndërsa 15 prej tyre kanë mbetur të pa përfunduara.
Ministria e Financave – nga 10 aktivitete të parapara gjatë kësaj periudhe janë përfunduar në afatin kohor.
Ministria e Drejtësisë – gjatë periudhës së parë katër mujore ka paraparë të përfundojë 22 aktivitete, ku ka përfunduar 6 prej tyre, ndërkaq 16 nga to janë të papërfunduara.
Ministria e Arsimit – gjatë periudhës së parë katër mujore ka paraparë të përfundojë 10 aktivitete ku janë përfunduar 5 nga to, ndërkaq 5 kanë mbet të papërfunduara.
Ministria e Zhvillimit Ekonomik – nga 7 aktivitete të parapara gjatë kësaj periudhe ka përfunduar 2 nga to, ndërkaq 5 aktivitete nuk janë përfunduar në afatin e paraparë.
Ministria e Shëndetësisë – nga 8 aktivitete të parapara në planin vjetor të punës ka përfunduar vetëm 3 nga to, ndërkaq 5 kanë mbetur të pa përfunduara.
Ministra e Infrastrukturës – gjatë kësaj periudhe ka parapare te përfundojë 3 aktivitete, ku janë përfunduar 2 nga to ndërsa 1 ka mbetur e pa përfunduar në afatin e parapare kohor.
Ministria për kthim dhe Komunitete – nga 10 aktivitete të parapara në planin vjetor të punës ka përfunduar vetëm 3 nga to, ndërkaq 7 kanë mbetur të pa përfunduara.
Ministria e Administratës Publike- nga 10 aktivitete të parapara për gjatë kësaj periudhe janë përfunduar 6 nga to, ndërkaq 4 kanë mbetur të pa përfunduara.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal- nga 2 aktivitete një e ka përfunduar ndërsa për njërin nuk kemi marr përgjigje.
Ministria e Diasporës – gjatë kësaj periudhe pa pasur 5 aktivitete ku ka përfunduar 3 ndërsa 2 kanë mbetur të pa përfunduara.
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale- ka pasur 2 aktivitete dhe s’ka përfunduar asnjërën nga to.
Ministria e Integrimeve Evropiane- gjatë kësaj periudhe ka pasur vetëm 1 aktivitet i cili është përfunduar sipas planit të punës.
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – gjatë kësaj periudhe ka pasur 2 aktivitete të parapara dhei ka përfunduar në afatin e caktuar kohor.
Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës – gjatë kësaj periudhe ka pasur vetëm 1 aktivitet të cilin e ka përfunduar me afatin e caktuar kohor.
Ministra e Kulturës Rinise dhe Sportit – gjatë kësaj periudhe ka pasur 1 aktivitetet e të cilin e ka përfunduar në afatin e parapare kohor.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – kanë pasur vetëm nga një aktivitet gjatë kësaj periudhe kohore por s’kemi marr përgjigje se a janë përfunduar ne afatin e caktuar kohor.
Ministritë të cilat nuk kanë realizuar asnjë aktivitet gjatë kësaj periudhe kohore janë: Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here