FOL: Gjatë vitit 2014 afro 2 mijë lëndë të pazgjidhura të korrupsionit në Prokurori dhe Gjykata

0

Lëvizja FOL ka zhvilluar konferencë për media me ç’rast ka prezantuar statistikat anti-korrupsion të Policisë, Prokurorisë, Gjykatave të Kosovës si dhe statistikat e Zyrës së Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimeve Ekonomike për vitin 2014. Fidan Kalaja nga Lëvizja FOL ka thënë se të dhënat për lëndë të korrupsionit tregojnë se Policia e Kosovës, Prokuroria dhe Gjykatat gjatë vitit 2014 kanë trajtuar dhe pranuar në punë gjithsej 3 mijë e 526 lëndë anti-korrupsion. “Nga këto lëndë Policia e Kosovës gjatë kësaj periudhe raportuese ka trajtuar gjithsej 557 raste, ku për veprën penale të korrupsionit marrje e ryshfetit ka trajtuar 22 raste, për dhënie të ryshfetit 47 raste dhe për keqpërdorim të pozitës ose autoritetit zyrtar 488 raste. Nga këto raste Policia e Kosovës ka arrestuar 63 persona”, ka detajuar Kalaja. Sipas tij, Prokuroria gjatë kësaj periudhe raportuese ka pranuar në punë gjithsej 1 mijë e 987 raste, ku për veprën penale të korrupsionit marrje e ryshfetit ka pranuar në punë 41 raste dhe ka zgjidhur 22 raste, për dhënie të ryshfetit 60 raste dhe ka zgjidhur 48 raste dhe për keqpërdorim të pozitës ose autoritetit zyrtar 1 mijë e 886 raste dhe ka zgjidhur 697 raste. Gjykatat gjatë kësaj periudhe raportuese sipas FOL-it kanë pranuar në punë gjithsej 982 raste, ku për veprën penale të korrupsionit marrje e ryshfetit ka pranuar në punë 126 raste dhe kanë zgjidhur 36 raste, për dhënie të ryshfetit 66 raste dhe ka zgjidhur 25 raste si dhe për keqpërdorim të pozitës ose autoritetit zyrtar 790 raste dhe ka zgjidhur 194 raste. Fidan Kalaja ka thënë se në përgjithësi lëndë të pazgjidhura të korrupsionit për vitin 2014, në Prokuroritë e Kosovës kanë qenë 1 mijë e 218, ndërsa në Gjykata kanë qenë 727 lëndë. Lëvizja FOL gjithashtu e ka monitoruar punën dhe angazhimin e Zyrës së Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimeve Ekonomike sa i përket sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurisë për vitin 2014. Të dhënat e Zyrës së Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimeve Ekonomike tregojnë se për vitin 2014 vlera e përafërt e pasurive të ngrira ose të sekuestruara arrin në rreth 31 milion euro. Nga to para të gatshme janë mbi 1 milion euro, mbi 17 banesa, 8 vila, 11 shtëpi, 2 objekte ndërtimore, një hotel, 6 lokale afariste, 30 kg ari, si dhe restorante, fabrika, klinika etj. “Gjithashtu, për pasuri të konfiskuar kemi rreth 15 vendime të gjykatës të cilat kapin shumën rreth 25 mijë euro, të cilat do të kalojnë në buxhetin e shtetit”, ka bërë me dije Kalaja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here