Foka mposhtë oktapodin

0

Një betejë mes një foke dhe një oktapodi gjigant është duke bërë bujë në internet pasi fotografisti Bob Ianson ka zënë pamje interesante me aparatin e tij në Kanada. Fillimisht fotografi kishte përshtypjen se në betejë ishin përfshirë dy foka por më vonë e kishte vërejtur oktapodin në gojën e fokës. “Foka erdhi drejt meje me oktapodin në gojë dhe dukej sikur më shikonte dhe më thoshte shiko se çfarë kam”, ka treguar ky fotograf. Foka e cila sipas vlerësimeve të Iansonit ishte rreth 4 këmbë e gjysmë e gjatë ka shkuar lëmsh me oktapodin gjigant të Paqësorit rreth 10 minuta kur oktapodi definitivisht është dorëzuar. Por lufta sipas fotografit nuk kishte qenë e lehtë për fokën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here