Fluturoj, fluturoj rryma!

0

DONJETA OSMANI

Puna e rrymës ka vendosur të mos na lë rehat duke na ngacmuar herë më pak e herë më shumë. Duke e shtrenjtuar vazhdimisht nuk po na lënë të qetë sikurse nuk e le macja miun. Po e shoh se nuk e kanë ndërmend të na largojnë këtë barrë nga supet tona njëherë e përgjithmonë. U përfol dhe nuk rezultuan të ishin fjalë të thata sepse u realizua shtrenjtimi i saj, e sot ne po ballafaqohemi përsëri me këtë problem. Unë si qytetare e këtij vendi po ndihem e lodhur nga kjo situatë. Në majë të hundës më ka ardhë.

 

Më 1 shtator të vitit të kaluar Kuvendi i Kosovës ka miratuar ligjin për shtrenjtimin e rrymës nga ZRRE ( Zyrja për Rregullatorin e Energjisë ). Ky miratim nuk na solli asgjë më shumë sesa një goditje të madhe në plagën e hapur. Kuvendi i Kosovës me vetëdije të plotë shkon e merrë vendime të pafavorshme për ne, duke na hedhur çdo herë nga një bllok ( tullë) me peshë më të lartë mbi supe sepe ne populli jemi të fortë dhe i bëjmë ballë çdo ngarkese që na vihet.

 

As ZRRE-së nuk ju kanë mjaftuar rreth 34 mijë nënshkrime nga qytetarët në 10 komuna të Kosovës të bëra në shtator të 2014-tës, të organizuar nga koalicioni i qytetarëve konsumatorë, sindikatave dhe organizatave joqeveritare. ZRRE nuk po na lë keq në këtë drejtim sepse nuk thuhet kot se“ausha nuk ngihet me miza“.

 

Kjo situatë i shtyu qytetarët të dalin në protestë e cila është mbajtur para KEK-ut, ata shprehën zemërimin e tyre dhe e gjitha kjo me të drejtë. Si çdo herë tjeter, përsëri qytetarët mbetën të dëshpëruar sepse KEDS-i nuk morri as mundimin më t’vogël që ta dëgjojë hallin e tyre rreth këtij problemi. Të gjithë protestuesit vënë thembërrat ku vunë gishtat dhe të mllefosur u larguan prej aty. Pra ne nuk duhet të biem në grrepin e atyre që e cilësojnë vetën si bos të shtetit.

 

Rritja e çmimit të rrymës po na  çon drejtë një krize ekonomike, sepse si pasojë e këtij shtrenjtimi po rriten edhe çmimet tjera. Miratimi i këtij ligji nuk është në favorin tonë, por në favorin e atyre që e bënë dhe e miratuan atë. Të gjithë ata që punuan drejtë këtij ligji duhet të mbledhin mend, jo sa herë t’iu teket ta ngritin çmimin dhe të bëhen sikur gjithçka është në rregull. Jemi mërzitur prej lojrave të vazhdueshme nga ju. Mjaft më, mos luani me zjarr sepse në fund ju do të jeni ata që do të digjeni.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here