Fluturoi, fluturoi…Mimoza Kusari

0

GJAKOVË, 19 SHKURT – Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari, ka njoftuar nga llogaria e saj në “Facebook” se sot është realizuar fluturimi i parë civil në Aeroportin e Gjakovës. Në “Bordin” e avionit ka qenë edhe vet Kusari e cila ka postuar në Facebook 15 fotografi nga kjo ngjarje. Fluturimi sipas saj ka zgjatur 15 minuta nga Aeroporti i Prishtinës. “Fluturimi u realizua me iniciativën e afaristit Miroslav Kucera nga Bratisllava dhe u operua nga piloti Michal Margolien”, ka shpjeguar kryetarja Kusari duke bërë me dije se gjatë këtij fluturimi janë fotografuar lokacione të ndryshme të Gjakovës nga ajri. Kusari i ka falenderuar për mundësimin e fluturimit Drejtorinë Rajonale të Policisë Kufitare në Gjakovë, Zjarrëfikësit dhe personelin e Aeroportit të Prishtinës dhe Gjakovës. “Pas vizitës disa javë më parë në Bratisllavë është në lëvizje makina e mundësive investive në Gjakovë”, ka vënë në pah Mimoza Kusari.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here