Fluksi i automjeteve dhe procedurat serbe kanë krijuar kolona në pikat kufitare me Serbinë në orët e mëngjesit

0

Policia e Kosovës-Zyra për Imnformim nga Prishtina ka njoftuar se sot në pikë-kalimin kufitar Merdare dhe Dheu i Bardhë që lidhë Republikën e Kosovës me atë të Serbisë në orët e hershme të mëngjesit janë krijuar kolona dhe pritje të gjata në dalje nga Kosova për në Serbi. “Departamenti i Policisë Kufitare edhe përkundër shtimit të personelit policor dhe aplikimit të punës së kontrollit kufitar të përshpejtuar, informon se në pikë-kalimin kufitar Merdare, në orët e hershme të mëngjesit në dalje ka pasur kolon mbi një (1) kilometër dhe pritjet kanë zgjatur nga (1) orë deri në (2) orë, varësisht prej frekuentimit të automjeteve”, kanë bërë me dije oficerët e informimit. Po ashtu edhe në pikë-kalimin kufitar Dheu i Bardhë, në orët e hershme të mëngjesit janë krijuar kolona me pritje në dalje me më pak se një (1) orë. Situata në këto pika sipas njoftimit zyrtar në orët e pasdites është përmirësuar. “Në pikë-kalimin kufitar te Dheu i Bardhë nuk ka pritje fare, ndërsa në Merdare pritjet janë të shkurtra me kohëzgjatje deri në 30 minuta, pritje këto të cilat bazuar në intensitetin e punës dhe frekuentimit të automjeteve pritet së shpejti të eliminohen dhe të mos ketë pritje fare”, ka bërë me dije policia. “Vlen të potencohet se nga ana e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, puna është duke u zhvilluar normalisht me kapacitete dhe intensitet të shtuar, mirëpo kolonat-pritjet janë shkaktuar si rezultat i fluksit të automjeteve dhe procedurave që aplikohen gjatë plotësimit të dokumenteve-formularëve përkatës nga autoritetet serbe”, ka tërhequr vërejtjen policia.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here