Florian Marku më 25 shtator lufton për titullin IBF INTERNATIONAL

0
Florian Marku, boksieri ynë ka njoftuar se më 25 shtator do të zhvilojë duelin e tij për titullin IBF INTERNATIONAL, kundër Maxim Prodan. Meçi do të zhvillohet si parameç i duelit Joshua-Usyk.
Ja njoftimi i Markut:
“Pershendetje te gjithë Shqipetarë kudo qe jeni, kemi lajme te mira, ndeshja e rradhes kundra Maxim Prodan per Titullin IBF INTERNATIONAL do zhvillohet me date 25 Shtator ne stadiumin Tottenham Hotspur Do jenë të pranishëm 78.000 mijë spektatorë .
Në mbrëmje ndeshet Anthony Joshua vs Alexander Usyk.
Ju pres te gjithve atje gjithashtu siguroni biletat tani online para se te jetë vonë.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here