Florian Marku mban fjalën, nuk e lë meçin në dorën e referëve, fiton me ndërprerje

0

Florian Marku e mposhti boksierin britanik Rylan Charlton me ndërprerje në raundin e tetë. Deri tek ndërprerja erdhi pasi trajnerët e boksierit britanik e hodhën peshqirin e dorëzimit. Marku me një seri goditjesh të pastra e të forta i bindi trajnerët se boksieri i tyre nuk kishte gjasë dhe se mund të pësonte ndonjë dëmtim serioz. Kështu u realizua premtimi i “Mbretit shqiptar” se më nuk do të lejojë që fati i duelit të tij të vendoset nga referët, të ciët ia morën fitoren e pastër në luftën paraprake. Përkundër fitores Marku duhet të ketë nxjerrë disa mësime sonte. Charlton nuk ishte ndonjë “kafshatë e lehtë” për të. Para së gjithash Marku nuk guxon të lejojë veten të nënçmojë kundërshtarin siq shihej se e bënte sonte. Gjatë tërë meçit britaniku ishte në ofensivë dhe jepte goditje pa ndërprerë. Në raundin e gjashtë Marku mori edhe një nokdaun të papritur, duke e rrezikuar fatin e duelit. Marku ka mundur ta përfundojë duelin në raundin e pestë kur e dërmoi me disa goditje kundërshtarin por ishte gongu ai që e shpëtoi Charltonin. Sidoqoftë dueli u poërmbyllë me një “happy end” për boksierin tonë dhe pritet që ai të vazhdoi me angazhim edhe më të madh për meçet e ardhshme, deri sa të arrijë titullin e kampionit në kategorinë e tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here