Flirti me aktoren Kate del Castillo e ktheu “El Chapo” në burg

0

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se fiksimi i “El Chapos” për të realizuar një film për jetën e tij e shtyu atë drejt arrestimit. Por në të vërtetë, lordi i drogës kishte një fiksim tjetër, aktoren Kate del Castillo, e famshme për një rol si bose e drogës në një serial televiziv.

Në muajin tetor të vitit të kaluar, janë takuar aktorja dhe bosi i drogës, së bashku edhe me aktorin Sean Peen, të cilin Guzman nuk e njihte fare.

Ndërkohë, gazeta meksikane “Milenio” ka publikuar disa mesazhe të shkëmbyera mes lordit të drogës dhe Del Castillos ku dallohet qartë se Guzman po flirtonte.

“Nuk kam fjetur shumë që kur të pash ty. Jam shumë e entuziazmuar për projektin… e vetmja gjë për të cilën po mendoj”, i shkruan aktorja Guzmanit. Ndërsa ky i fundit ia kthen: “Jam më shumë i entuziazmuar për ty se për projektin”.

“Do të kujdesem për ty. Do ta shohësh kur të vish”, ishte një tjetër mesazh i Guzmanit drejtuar aktores. “Je shumë e bukur, në çdo aspekt”, shkruhej në një tjetër mesazh.

“El Chapo”, në mesazhet e dërguara asaj, pyeste për emrin e aktorit dhe se në çfarë filmash ka luajtur ai, duke dëshmuar hapur se nuk e njihte Sean Peen.

Sipas autoriteteve meksikane, pas takimit të parë është zhvilluar një operacion për kapjen e “El Chapos”. Ata shtojnë se ai rrëmbeu vajzën e kuzhinierit të tij dhe e shfrytëzoi si mburojë njerëzore çka detyroi ushtarët të mos hapin zjarr.

Guzman arriti të largohej në drejtim të Los Mochis, vendlindjes së tij, që sipas një zyrtari, edhe për shkak se ishte shumë i interesuar të takonte për të dytën herë aktoren Castillo. Sidoqoftë, ky takim nuk u zhvillua kurrë, pasi fiksimi për aktoren e riktheu “El Chapon” në burg.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here