Flet xhihadisti shqiptar:perëndimi e ka humbur sensin

0

Një gazetar i emisionit ivestigativ “Le Iene”, ka mundur të sigurojë një intervistë me një xhihadist shqiptar, për të kuptuar se çfarë po ndodh në mendjen e atyre personave që janë gati të vrasin dikë, për një karikaturë të Muhamedit.

Natyrisht që shqiptari kërkoi anonimitet të plotë gjatë intervistës dhe tha se, “Ne jemi të dhënë pas Muhamedit, më shumë se pas prindërve apo fëmijëve tanë”. Xhihadisti shpjegoi se në Evropë ka celula terroriste gati për veprim kundër caqeve perëndimore, sepse Perëndimi tani e ka humbur sensin, dhe është kthyer në një vend ku riprodhohet homoseksualiteti, pedofilia, alkooli dhe droga.

Për këtë arsye ata nuk mund të pranojnë  çdo fyerje ndaj Profetit, duke kryer edhe vrasje për ata që e bëjnë këtë:

“Në qoftë se do të vinin në shtëpinë tuaj dhe do të përpiqeshin të përdhunonin gruan tuaj, bijën tuaj, çfarë do të bëni? Paqja është rruga më e mirë?”, thotë xhihadisti.

Xhihadisti i cili fliste në dialektin geg, tregoi për “Le Iene” se në Siri kishte mbërritur nëpërmjet Turqisë, dhe atje ishte pritur nga shumë kosovarë. Ai ishte nisur nga Rinasi me katër shokë, njëri prej të cilëve studionte për farmaci. Shqiptari rrëfeu se me të mbërritur në Siri, nisi të lexojë Kuranin dhe të bëjë stërvitje. Krah tij kishte njerëz nga e gjithë bota, kanadezë, italianë, anglezë etj.

Sipas tij stërvitja bëhet me dëshirën e gjithë secilit, kush dëshiron të mësojë si gjuhet me snajper, të bëhet ekspert i bombave e kështu me radhë. Gazetari i pyet: “Çfarë ke për t’iu thënë familjarëve të 12 personave që humbën jetën në Paris”!!

“E drejta e tyre mbaron aty ku fillon e drejta jonë”, i cili pranon se për të vëllezërit Cherif janë martirë që mbrojtën nderin e myslimanëve./Shekulli/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here