Flet vëllau i njërit nga të vdekurit në tragjedinë e Kazakistanit (video)

0

Luan Bakiu i cili para 2 javësh mbushi 39 vjet, rrugën e Kazakistanit për herë të parë e mori para dy muajsh për të punuar në sektorin e ndërtimtarisë.

Ai edhe më parë në Kosovë kishte punuar në ndërtimtari. Por kushtet e rënda financiare e detyruan atë ta merrte atë rrugë.

Familja e Luan Bakiut jeton në Biti të Epërme të Komunës së Shtërpcës.

Vëllai i tij Gafurr Bakiu rrëfen për KALLXO.com se si Luani kishte vendosur të shkonte atje.

“Për herë të parë ka shkuar, tash i bën dy muaj, për me i majtë fëmijët se këtu punë nuk ka, edhe jemi larg këtu, transport nuk ka, as kurgjo. U detyru me shku atje me punu, s’e ka dashtë kurbetin kurrë, por egjeli e ka ngreh me shku aatje, në fund të pusit”, rrëfen ai.

Për më tepër, më 13 korrik në Kazakistan kishin humbur jetën Blerim Kadriu, Bekim Durmishi, dhe Luan Bakiu, tre kosovarët të cilët kishin shkuar për të punuar atje. Një ditë më vonë, nga lëndimet e marra vdiq edhe Avni Maksuti.

Këta trupa të pajetë iu kthyen sot vendlindjes. Pikërisht në këtë ditë u konfirmua edhe vdekja e kosovarit të pesë në rastin që ndodhi atje, kurse po trajtohet edhe i lënduari i gjashtë në këtë aksident.

Viktimat ishin punëtorë të kompanisë Mabco Construction në Astana të Kazakistanit, me pronar ish-zëvendëskryeministrin e Kosovës, Behgjet Pacolli. Kjo kompani ka afërsisht 6 mijë punëtorë nga Kosova.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here