Flet traineri i ekipit Lokeren Peter Maes:”Gjendja e Gregory Mertens është shumë e rëndë.Kjo është një bombë për ne”

0

Stadiumi i klubit futbollistik Lokeren sot ishte i mbyllur për publik dhe media.Në stadium gjenden vetëm lojtarët dhe trajneri Peter Maes .Të gjithë janë mbledhur,kanë ndërprerë stërvitjet dhe janë duke ngushlluar njëri tjetrin për fatkeqësinë që po i ndodhë Gregory Mertens i cili sipas shtypit belg dhe qendrës spitalore gjendet në gjendje shumë të rëndë kome.

I intervistuar nga gazeta Het Laatste Nieuws  traineri i ekipit Peter Maes thotë se “jam i shokuar,dhe s’kam ndonjë koment.Mbrëmë nuk kam qenë në vendin e ngjarjes.Lajmin ma dhanë më vonë kolegët e mi dhe lojtarët.Ne po mundohemi të mbajmë njëri tjetrin,të mendojm për Gregorin jo si lojtar por si mik i joni.Lutemi për të dhe familjen e tij”.Peter Maes shpjegon se kanë ndeshjen e javës por as që jemi duke menduar në përgatitje.Ne jemi duke menduar për Gregorin,thotë ai.

“Kjo është ngjarje e rëndë,është një bombë për ne”,përfundon Peter Maes traineri i ekipit Lokeren.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here