Flet Teuta Hoxha:Çka ndodhur në familjen e Enver Hoxhës?

0

Libri “Enveri nё kujtimet e mia” i Teuta Hoxhës , botuar tani së fundi ka tërhequr vëmendjen e lexuesve për disa arsye. E para ka të bëjë me faktin se në këtë libër flitet për figurën e Enver Hoxhës, një perrsonalitet i padiskutueshëm i historisë së Shqipërisë moderne që e sundoi këtë vend për gati gjysmë shekulli.

Pavarësisht se këtë çerekshekullin e fundit Enver Hoxha është anatemuar si rrallëkush tjetër për mënyrën se si e sundoi Shqipërinë, është e pamundur që ai të shmanget nga diskutimi, sa herë që flitet për luftën antifashiste apo për regjimin komunist.

Për personalitete të përmasave të tij do të flitet vazhdimisht. Ishte një kohë kur ai glorifikohej deri në kufijtë e së pabesueshmes. Erdhi një kohë tjetër kur ai vetëm është përbaltur dhe i janë veshur njëmijë e një të zeza.

Por pa dyshim ka ardhur një kohë tjetër që do të vazhdojë me sa duket gjatë, kur për të po flitet me doza realiteti, për të mirat dhe të këqijat e tij. Ky është një proces normal i historisë që do të vazhdojë për shumë e shumë vite.

Për personalitete si Enveri kanë rëndësi ato që shkruajnë historianët, por jo më pak të rëndësishme për të zbërthyer karakterin dhe për ta plotësuar portretin e tij janë kujtimet e atyre që kanë jetuar më të ose që kanë punuar dhe e kanë njohur nga afër.

Një përpjekje të tillë bën edhe Teuta Hoxha si një pjesëtare e familjes për shumë vite. Pasi kanë shkruar kujtimet e tyre Nexhmije Hoxha, bashkëshortja dhe bashkëpunëtorja më e ngushtë e Enverit, pasi ka folur Ilir Hoxha, djali i Enverit, tani flet edhe Teuta.

Libri i Teutës ngjall interes të veçantë, pasi prej vitesh kunata e saj, Liljana ka dalë haptaz kundër vjehrrës së saj dhe pjesës tjetër të familjes, duke krijuar kaos e duke ngjallur dyshime në opinionin e gjerë. Ç’janë gjithë këto mistere që e rrethojnë familjen e Enverit? Liljana ka folur për intriga, për prapaskena dhe keqdashje të mëdha në gjirin e familjes së njeriut më të famshëm të Shqipërisë së gjysmës së dytë të shekullit XX.

Mirëpo gjithkujt i ka bërë përshtypje fakti që akuzat e Liljanës kanë kaluar thuajse në heshtje dhe më së shumti janë shpërfillur nga pjesa tjetër e familjes. Në këtë libër Teuta sqaron disa momente dhe i jep në njëfarë mase përgjigje kunatës së saj, herë drejtpërdrejt, herë tërthorazi duke rrëfyer se si kanë ndodhur ngjarjet.

Ajo nuk i ka vënë qëllim vetes t’i përgjigjet me këtë libër Liljanës. Ajo nuk merr të analizojë gjithashtu veprimtarinë dhe vendimmarrjet politike të Enverit, sepse do të tingëllonte krejtësisht e pabesueshme që për akte që i merrte Byroja Politike dhe Komiteti Qendror ai të konsultohej dhe me nusen e djalit. Ndaj ajo merret vetën me aspektin njerëzor, familjar të Enverit.

Dhe në këtë rrëfim Teuta duket tepër e sinqertë, ndonjëherë deri në naivitet, do të thoshja. Kjo duket edhe në këto fragmente që unë kam përzgjedhur për botim bashkangjitur me intervistën që ajo na dha me këtë rast.

– Zonja Teuta, libri juaj me kujtime pёr Enver Hoxhёn ka ngjallur njё kёrshёri tё veçantё. Ka nga ata qё pyesin: A ka gjёra tё pathёna ende pёr Enverin? Si do t’I pёrgjigjeshit kёsaj pyetjeje?

– Pёr Enver Hoxhёn ёshtё shkruar dhe folur shumё, por kjo gjithmonё nё rrafshin e aktivitetit tё tij politik. Kurse unё nё kёtё libёr kam folur pёr njё aspekt tjetёr, atё tё jetёs sё tij private, qё pёr publikun ёshtё shumё pak e njohur. Secili nga episodet e kujtimeve tё mia zbulohet pёrmes situatave e rrethanave qё unё i kam pёrjetuar drejtpёrdrejt nё raport me tё. Unё jam pёrqendruar tek bota e tij shpirtёrore, vlerat njerёzore e intelektuale. Jam munduar qё gjithё kёtё ta jap me njё pasuri faktike qё figura e tij tё dilte sa mё e plotё dhe konkrete. Pjesa e dytё e librit bёn fjalё si rrodhi jeta e familjes sonё pas vdekjes sё Enver Hoxhёs, dhe si i pёrjetuam ngjarjet e mёdha tё ndryshimit tё sistemit politik nё Shqipёri.

– Nё librin tuaj, ju flisni veçanёrisht pёr ditarёt e Enverit. Ka ende ndonjё gjё qё nuk ёshtё e njohur nga ato ditarё?

– Nё libёr gati tё gjitha pjesёt nga ditari qё kam vёnё, botohen pёr herё tё parё. Unё jam pёrpjekur, qё kujtimet e mia tё mos ia besoj vetёm kujtesёs sime, por t’i mbёshtes edhe mbi ato qё kanё thёnё aty pёr aty, kur janё zhvilluar ngjarjet, Enver Hoxha dhe Nexhmije Hoxha nё ditarёt e tyre, tё publikuara ose jo, pёr tё vёrtetuar se rrёfimet e mia nuk po i sajoj tani, por janё pasqyrimi me vёrtetёsi i atyre qё kam pёrjetuar vetё.

– Pёrkundёr kunatёs tuaj, Liljanёs, ju keni njё perceptim tjetёr tё marrёdhёnieve midis Enverit dhe Nexhmijes. Edhe unё mendoj se Enveri ishte njёsh me Nexhmijen, nё tё mirat dhe tё kёqijat e atij sistemi, pra ata nuk mund tё ndahen nga njёri-tjetri nё historinё komuniste tё Shqipёrisё. Si do ta arsyetonit pёrpjekjen pёr ta ndarё Enverin nga Nexhmija pas kaq vjetёsh?

– E vёrtetё qё gjithё jetёn kёshtu e kaluan, bashkё dhe tё pandarё. Kёshtu i njoha pёr aq vite sa unё jetova pranё tyre. Unё nё libёr them: “Ata ishin aq tё lidhur dhe tё pandarё, sa vёrtet nuk bёnin pa njeri-tjetrin. Mosha i bёn njerёzit dhe mё tё ndjeshёm, pёr mё shumё nё çiftet qё kanё kaluar shumё vite tё lumtura pranё njeri-tjetrit. Unё jam dёshmitare e admirueshme e asaj lidhjeje tё fortё tё prindёrve tё Ilirit, gjё qё na mёsoi dhe edukoi dhe ne tё dyve, tё ishim tё lidhur fort me njeri-tjetrin edhe nё ditё shumё tё vёshtira, ku na pёrplasёn tallazёt e jetёs. Ata ishin aq tё dashuruar me njёri tjetrin, sa thёnien qё “dashuria nuk njeh moshё”, unё tek ata e kam vёrtetuar se ёshtё e vёrtetё.”

– Ju, Teuta, jeni dhe mbesё e Ramiz Alisё. Kur pёrshkruani rёnien e statujёs sё Enverit nё Tiranё nё vitin 1991. Ju nuk e fshini revoltёn ndaj xhaxhait tuaj. Pas 25 vjetёsh vazhdoni t’i mbani mёri xhaxhait tuaj, apo mendoni se ai bёri mё tё mirёn e mundshme pёr kohёn?

– 20 shkurti i vitit 1991, ishte njё ditё e vёshtirё pёr familjen tonё. Lexuesi do tё njihet me pёrjetimet e forta tё asaj ngjarjeje, kur tё marrё librin nё dorё. Nё libёr unё pёrshkruaj dhe marrёdhёniet e mia me xhaxhain tim Ramiz Alinё, si dhe rolin qё ai luajti nё edukimin tim. Duke njohur mirё, vlerёsimin qё ai kishte pёr Enver Hoxhёn, ditёn e rёnies sё monumentit, tek unё lindёn dilema tё mёdha pёr veprimin dhe mosveprimin e Ramizё Alisё nё atё ngjarje. Gjithçka kam pёrjetuar e kam shprehur hapur dhe pa rezerva, sepse mendoj qё ajo ёshtё njё ditё qё ka hyrё nё historinё e Shqipёrisё, dhe çdo e dhёnё do tё ketё interes shoqёror. Mё pas, pёrshkruaj takimin dhe bisedёn, qё bёmё unё dhe Iliri me Ramiz Alinё, tё nesёrmen e rёnies sё monumentit. Nё libёr, ndёr tё tjera shkruaj: “Nga ajo bisedё e gjatё qё bёri me ne, kuptova se sa e koklavitur ishte situata, qё po zhvillohej nё vend. Por nga ana tjetёr, zgjidha dhe ato dilema qё mё ishin krijuar pёr xhaxhain tim. Ndjeva njё lehtёsim dhe m’u duk se fitova pёrsёri njё gjё tё madhe, qё nё ato orё ankthi, kujtoja se e kisha humbur”. Nё libёr pёrshkruaj edhe marrёdhёniet e pjesëtarёve tё tjerё tё familjes me Ramiz Alinё.

– Ekzison mendimi se Sali Berisha ishte i zgjedhuri apo i komanduari i Ramiz Alisё pёr tё drejtuar opozitёn shqiptare. Nё librin tuaj nuk del e qartё. Sa tё vёrtetё ka nё kёtё opinion?

– Besoj se qё nga titulli i librit kuptohet qartё, qё unё kam shkruar kujtimet e mia, lidhur me jetёn private tё Enver Hoxhёs dhe nuk kam bёrё histori. Edhe Ramiz Alinё e pёrmend nё marrёdhёniet qё ai ka patur me vetё Enver Hoxhёn ose me familjen e tij. Po ashtu, edhe Sali Berishёn nё kёto raporte e pёrmend. Prandaj pyetja mё duket se nuk ёshtё me vend. Mund tё mbetet pёr njё herё tjetёr.

– Nё libёr ju pёrmendni edhe shkrimtarin Ismail Kadare?

– Po, nё libёr pёrshkruaj njё vizitё, qё ka mbetur e panjohur pёr publikun, qё shkrimtari i madh bёri nё shtёpinё tonё pas vdekjes sё Enver Hoxhёs.

– Jeni e kёnaqur me kujtimet qё keni shkruar?

– Mё shumё se e kёnaqur ndjehem e lehtёsuar qё i hodha nё letёr dhe po i bёj publike. Ky ishte njё detyrim shpirtёror, por edhe shoqёror, pasi kёto kujtime qё lidhen me personalitetin e njё figure qё udhёhoqi Shqipёrinё pёr gati gjysmё shekulli, nuk mё takonin vetёm mua, por edhe tё tjerёve.

1985, ditët e fundit me Enverin

E quaj tani “tё veçantё”, sepse ajo ёshtё e fundit festё qё kaluam bashkё me babain. Nuk na kishte shkuar ndёrmend njё gjё e tillё. Ndaj e kaluam si gjithmonё nё njё atmosferё tё gёzueshme. Unё nё atё kohё isha shtatzёnё dhe prisja fёmijёn e tretё. Ne kishim dy djem dhe dёshira imja dhe e Ilirit ishte, qё fёmija i tretё tё lindte vajzё. Edhe urimi qё merja nga tё gjithё, ishte pёr ardhjen e njё vajze.

Atё mbrёmje, poshtё pemёs sё vitit tё ri pёr çudi tё tё gjithёve ishin shtatё pako me lodra pёr fёmijёt, kur nё shtёpi ishin gjashtё nipёr e mbesa. Babai mё drejtohet duke thёnё: “Pa ngrehu vajzё dhe hape, se ёshtё jotja”. Kur e hapa, aty ishin dy kukulla, njёra, vajzё e veshur me rroba rozё dhe tjetra, djalё i veshur me rroba bojё qielli.

– “Kjo ёshtё pёr fёmijёn qё presim – mё tha i prekur- pёr gjyshin nuk ka rёndёsi ёshtё djalё apo vajzё, e rёndёsishme ёshtё tё na vijё shёndosh dhe tё na gёzojё shtёpinё”. Nuk e mendoja kurrё njё surprizё kaq tё bukur nё atё festё tё Vitit tё Ri, ku, mё sё shumti, festonin e gёzonin tё vegjёlit. Por Enveri, njё baba dhe njё gjysh krejt i rrallё, nuk linte t’i shpёtonin raste tё tilla pёr t’i gёzuar jo vetёm tё vegjёlit, por edhe tё mёdhenjtё. Me atё dhuratё, tё zgjedhur me aq kujdes, ai u kishte dalё pёrpara dy mundёsive, si pёr vajzё, dhe pёr djalё. Por nё tё unё pashё edhe preokupimin e tij qё tё mё qetёsonte se, edhe po tё lindja pёrsёri djalё, ai pёrsёri do tё ishte i kёnaqur, ndaj unё kurrsesi nuk duhej tё mёrzitesha.

Prandaj do ta ruaj pёrherё nё kujtesё atё festё. Gjithё atё mbrёmje ai mё mbajti pranё vetes. Mё fliste shumё i mallёngjyer pёr fёmijёn qё pritej tё vinte nё jetё pas pak ditёsh. Gёzonte me fёmijёt e vegjёl qё kishin pёrgatitur skeçe me humor qё i recitonin para tij. E gjithё mbrёmja kaloi pothuajse si çdo vit tjetёr, vetёm se u ngrit dhe shkoi para se tё trokiste ora dymbёdhjetё.

Ikjen e tij e shpjegonim me lodhjen, me gjendjen e tij emocionale. Por edhe me ato shqetёsime qё kishte pasur shёndeti i tij kohёt e fundit. E pata dёgjuar tё thoshte, “mё çajnё kёmbёt”, ndaj dhe ecjen e bёnte mё tё ngadaltё dhe hapat i hidhte me vёshtirёsi. Edhe nё tryezёn e bukёs nuk ishte si mё parё, me ato biseda tё gjalla, ku nuk mungonte dhe humori. Por, nga ana tjetёr shikonim qё ai vazhdonte punёn, tё ndiqte problematikat e ditёs, takonte me shokёt e Byrosё Politike dhe me Sekretarёt e KQ, qё i raportonin dhe ai u jepte mendime dhe orientime.

Nё njё takim tё tillё e gjeti Enver Hoxhёn Iliri mё 17 janar 1985, kur donte t’i jepte lajmin e lindjes sё djalit, Besmirit. Ai ishte nё studio me Ramiz Alinё. Ashtu siç kujton Iliri, “prita rreth njёzet minuta se mos mbaronin, por ata po vazhdonin diskutimin mes tyre. Nga dёshira e madhe qё kisha,pёr t’i dhёnё gjyshit lajmin dhe tё vija sa mё parё tek ty dhe djali, trokita nё derё, dhe pasi iu kёrkova tё falur pёr ndёrhyrjen ia dhashё lajmin.”

Ardhjen e Besmirit nё shtёpi Enveri e priti gjithё gёzim, ashtu si fёmijёt e tjerё.   Doli na priti tek dera e shtёpisё, mori djalin ndёr duar dhe duke e pёrkёdhelur me fjalё tё ёmbla, hymё dhe qёndruam nё sallonin ku ishte mbledhur e gjithё familja. Aty u bёnё disa fotografi dhe regjistrime me kamera.

Mё kujtohet qё sa herё ia çonim Besmirin, emocionohej shumё. I ulur nё kolltuk e mbante ndёr duar. Me fjalёt gjithё dashuri qё i thoshte, dukej sikur i kёndonte. Kur ia merrja, shihja sytё qё i kishte tё mallёngjyer dhe dёgjoja zёrin ku shprehej keqardhja tek mё thoshte: “nuk e ndjek dot gjyshi”. E kishte fjalёn siç kishte bёrё me fёmijёt e tjerё.

Takimi me Besmirin pёr gjendjen e tij, gati u bё problematike. Mjekёt ishin tё preokupuar pёr çdo emocion qё pёrjetonte, ndaj pёrpiqeshim qё djalin t’ia dёrgonim sa me rrallё. Lidhur me emocionet e mёdha tё Enverit, Nexhmija flet edhe nё njё dedikas qё ka bёrё nё librin e saj,qё ia ka dhuruar nipit.Ajo shkruan aty:

“Besmirit tё dashur, nipit mё tё vogёl tё familjes sonё, pёr tё cilin gjyshi Enver provoi emocionet mё tё thella, qё vetёm mua m’i ka shprehur”.

Emocionet qё pёrjetonte babai kur ia çonim Besmirin ia rёndonin gjendjen. Kёtё e vunё re mjekёt, tё cilёt na porositёn qё djalin t’ia dёrgonim sa mё rrallё. Por ai e kёrkonte. Ne gjenim justifikime dhe i thoshim se po fle, ose po ushqehet,ose e kanё nxjerrё shёtitje etj. Por ai e kuptonte dhe merrte inat e na thoshte: “sa herё e kёrkoj djalin, na qenka i zёnё!”. Atёherё me aprovimin edhe tё mamasё, vendosёm tё largoheshim disa ditё nga Tirana dhe tё shkonim nё Vlorё. Babai, ndryshe nga ç’prisnim ne, u gёzua pёr kёtё, sepse, tha ai, ёshtё mirё qё djali do tё marrё “klimёn e detit”. Kur u ndamё, na tha: “ Kini kujdes djalin, pёr mua mos u bёni merak”.

Nё ato pak ditё qё qёndruam nё Vlorё, ishim vazhdimisht nё kontakt pёr gjendjen e tij shёndetsore. Iliri shkonte e vinte. E pamё qe ishte njё zgjidhje e sforcuar,ndaj vendosёm tё kalonim dhe dy datёlindjet e Ilirit dhe tё Shkёlzenit qё ishin, mё 27 dhe 31 mars dhe tё ktheheshim.

Para se tё niseshim pёr rrugё, Ermali dhe Shkёlzeni, dolёn nё oborr dhe nёn bredhin e madh, qё ngrihej pranё hyrjes kryesore tё shtёpisё, mblodhёn nёpёr bar manushaqet, qё sapo kishin nxjerrё krye. Ata, duke e ditur qё gjyshi i pёlqente shumё, ndaj i mblodhёn gjithё gёzim. Atё lule, qё Balzaku e quan “lulja e mendimeve”, Enveri e mbante pёrherё nё tryezёn e bukёs.

Kur mbёrritёm nё shtёpi, tё dy fёmijёt, gati duke vrapuar nga malli qё kishin, iu hodhёn gjyshit nё qafё dhe gjithё gёzim i dhanё lulet. Ai u gёzua pa masё kur i erdhёn “tre trimat e gjyshit”.

Ato lule, tё mbledhura nga duart e vogla tё fёmijёve tanё, nuk mё kujtohet pёrse nuk i vendosёm atёherё nё vazo, unё i kam ruajtur dhe i kam ende sot tё thara.

Nё njё nga kёto ditё, mё lajmёruan qё tё zbrisja me djalin, se Komandanti ka dalё dhe kёrkon Besmirin tё bёj fotografi. Kjo ishte dhurata mё e bukur, qё gjyshi i la Besmirit qё akoma nuk kishte mbushur tre muaj. Ishte njё ditё e paqtё qё, gjyshi ia kushtoi nipit tё vogёl qё nuk arriti dot ta gёzojё gjatё. Ёshtё dita kur ka dalё nё fotografi i ulur nё karriken me rrota.

Ato ditё, pasi ne qemё kthyer nё Tiranё nga shqetёsimi pёr shёndetin e Enver Hoxhёs, Sokoli dhe Liljana na ngrihen e ikin nё Vlorё pёr… pushime. Dhe kur e bёnё kёtё?! Dy ditё para se babai tё binte nё gjendje kome. Paturpёsisht, sot, zonja nё fjalё na shitet se i paska dёrguar Nexhmija ngaqё donte t’i hiqte nga shtёpia (!) E vёrteta ёshtё krejt ndryshe. Nexhmija, qё ato ditё tё rёnduara ishte mbёrthyer pas tё shoqit, as qё e kishte mendjen tek tekat e njёrit apo tjetrit nё shtёpi. Kurse ata tё dy, ndёrsa Enveri ishte nё shtrat, ngrihen e ikin papritur nga shtёpia dhe gjejnё prehje nё Vlorё, nё shoqёrinё e mikut tё ngushte V.K. dhe tё bashkёshortes sё tij. Nuk besoj, tё pretendoj qё edhe miqtё ia kishte dhёnё Nexhmija me vete! Megjithёse, me teoritё e konspiracionit qё fantazon pa pushim, nga ajo çdo gjё mund tё presёsh.

Mё datё 9 prill, nё ora 9 e 30, kur Enver Hoxha bie nё koma, Sokolin dhe tё shoqen i lajmёrojnё qё tё kthehen urgjentisht nё Tiranё. Tё gjithё u habitёm kur pamё Sokolin qё erdhi vetёm, pa tё shoqen qё vazhdoi tё rrinte nё Vlorё, duke mos i prishur vakancat, nё shoqёrinё e miqve tё ngushtё. Mesa dёgjoja nёpёr shtёpi, Sokoli kur erdhi nё Tiranё dhe pa gjendjen e rёndё tё tё atit, i lutej sё shoqes qё tё kthehej, por ajo nuk pranonte. Mbasdite vonё, kur gjendja u pa, qё ishte e pakthyeshme, mbaj mend Sulo Gradecin qё, foli me oficerin e rojes dhe i revoltuar i tha: “Shkoni merreni atё”. Mё bёri pёrshtypje qё as emrin nuk ia pёrmendi. Kur vjen rreth orёs 20 tё darkёs, dhe e kupton se çfarё skandali kishte bёrё, fillon tё qajё me zё mjaullitёs, duke i thёnё doktor Isufit, “Pse nuk mё lajmёrove mё parё, por mё le tё turpёrohem”.

Po sot ajo e manipulon nё mёnyrё tё pandershme kёtё ngjarje duke thёnё “…u nisёm [nё Vlorё] nё datёn 9 dhe nuk na ndalon njeri qё tё thotё se shiko babai ёshtё i sёmurё, qё ka pasur goditje madje qё i ka pushuar zemra”.[Intervista dhёnё gazetarit Alfred Peza]. A mund ta besoj njeri, qё Enver Hoxhёs t’i kishte pushuar zemra, dhe kёta tё dy, si dy pёllumba, dalin nga shtёpia dhe tё paktёn as nuk dyshojnё se diçka e rёndё kishte ndodhur!!! A thua,se atё ditё, megjithёse Enver Hoxha, ishte me “zemёr tё ndalur”, tё gjithё, dmth pjestarёt e familjes, punëtore tё shёrbimit, ekipi shёndetёsor, oficerё, shoferё, pra njё mori njerёzish, vazhdonin qetёsisht punёn, sikur s’kishte ndodhur asgjё. Ndaj nga ta merrnin vesh kёta tё dy, kur “qetёsia” zotёronte gjithё shtёpinё!? Dhe pa e vrarё mendjen, thotё qё na lajmёruan nё datё 10 nё tё gdhirё. Pra gati 24 orё pasi kishte ngjarё goditja e rёndё. Kjo ёshtё njё tjetёr gёnjeshtёr e ulёt e saj. Tё gjitha kёto qё thotё janё marrёzira, qё vetёm njё mendje jo normale, mund tё ketё guximin tё gёnjej kaq trashё.

Pёr tё mbuluar skandalin qё bёri, u mundua tё krijonte njё tjetёr “legjendё”, sikur ajo mё paskёsh parё sikur qeshja bashkё me xhaxhain tim, se gjoja ne ishim gёzuar qё vdiq Enver Hoxha (!). Nuk e kuptoj se si nё atё hidhёrim tё madh qё na kishte pushtuar tё gjithёve, ajo e kishte mendjen tё pёrgjonte “buzёqeshjet” e mia!? Njё sajesё e pafytyrё, sa ndjej neveri edhe kur i shkruaj kёto gjёra. Çdo gjё qё tjerr nё adresё time, padyshim ёshtё njё ndodhi e jetёs sё saj. E filloj kёtё histori tё shpifjeve, si njё epsh pёr protagonizёm, tё cilin e motivoi duke e trajtuar veten si e “persekutuara e familjes”, qё tё bёhej sa mё interesante, madje tё bёhej e preferuar edhe nga kundёrshtarёt e Enver Hoxhёs, qё mendja e çmendur e gёnjente se do tё merte edhe ndonjё post. Dhe e vazhdoi lojёn e saj, duke e zhytur veten gjithnjё e mё shumё nё turpin e mashtrimit. Nuk e kupton se ne nuk ka çfarё tё na bёj. Jetёn tonё dhe as tё sajёn nё tё shkuarёn, nuk e zhbёn dot!!!

Vizita e panjohur e Kadaresë në shtëpinë e Enverit

Shtëpia ku jetoi dhe punoi Enver Hoxha (them kështu për të mos përdorur shprehjen e pasaktë që dëgjojmë rëndom “Vila e Enver Hoxhës”, sepse ajo nuk ishte pronë e tij, por e shtetit dhe e popullit) ose “shtëpia e vjetër”, siç e quanim ne, nisi të vizitohej nga grupe punonjësish të institucioneve qendror si dhe personalitete të kulturës dhe artit. Ishte mendimi që në një të ardhme jo të largët, të kthehej në muze. Interesi i të gjithëve ishte mbi bibliotekën e Enver Hoxhës. Ndër këta vizitorë ishte dhe Ismail Kadare, i cili kishte folur me shumë admirim për gjithë përmbajtjen e bibliotekës, por siç na thanë ata që e shoqëronin, kishte shprehur habi kur kishte parë librin e Milan Kunderës, “Le livre du rire et de l’oubli”, botuar nga shtëpia botuese “Gallimard”, në vitin 1979. Ai ishte shprehur: “Në një kohë, që ne shkrimtarin akoma nuk e njohim, shoku Enver e paska patur në bibliotekën e tij”.

Intervistoi: Xhevdet Shehu

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here