Flet “prostituta nr.1” në Ballkan: Politikanët shqiptarë, ndër klientët më besnikë që kemi njohur

0

Zeljka Rolovic, e njohur si “prostituta numër një” në Ballkan, u arrestua sërish nga policia.

Ajo tregoi se në jahtet e saj bëhej vetëm prostitucion elitar.

Për sa u përket klientëve që vinin dhe vizitonin atë dhe prostitutat e tjera rreth saj, Rolovic tha se ndër klientët e saj të hershëm ishin sportistë të famshëm kroatë, politikanë të rëndësishëm sllavë dhe shqiptarë, deputetë dhe biznesmenë të njohur.

Në polici ajo ka dhënë edhe numrat e telefonit si dhe e-maile e këtyre zyrtarëve.

“Po. Ata vijnë shpesh dhe i paguajnë mjaft mirë vajzat. Ka nga ata që kanë edhe jahte apo shtëpi të blera këtu në Mal të Zi. Janë shumë të pasur, por janë të gjithë të martuar…

“Ata vijnë gati çdo fundjavë dhe më kërkojnë që t’u organizojë “party”, – tregon “mbretëresha e prostitucionit” në Ballkan.

Nuk dihet cilët janë politikanët shqiptarë që e kanë “vizituar” Zeljka Rolovic në Malin e Zi.

Një ditë më parë mediat kanë publikuar një rrëfim të prostitutës tashmë 39-vjeçe. Ajo ka treguar se në rrugën e prostitucionit elitar hyri në kohën e universitetit.

“Unë erdha në universitet në Beograd, por hyra në elitën e prostitucionit dhe më pëlqeu”, – thotë vajza, e cila njihet me emrin Madam Seljka.

Ajo zbuloi edhe një dramë familjare që kishte përjetuar sepse babai i kishte vrarë nënën e saj, vjehrrën dhe veten.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here