Flet për CNN Majlinda Kelmendi, njeriu-hero

0

“Kur ne u njohëm nga Komiteti Ndërkombëtar Olimpik ishte gjëja më e mirë që i ndodhi Kosovës”, ka thënë Majlinda Kelmendi, kampione e dyfisht botërore, në një rrëfim për emisionin “Human to Hero” të CNN.”Jo vetëm për sportin por edhe si vend, pasi sportistët dhe të rinjtë mund të ëndërrojnë të jenë në olimipadë dhe ta përfaqësojnë Kosovën”, ka theksuar ajo.

Në rrëfimin e Majlindës në CNN  të publikuar sot për njerëzit e thjesht që me veprat e tyre janë shndërruar në heronjë, kujtohet gjendja e Majlindës vite më parë, kur shteti kosovar nuk po investonte në sport.

Ajo kishte patur disa oferta tejet të volitshme nga shtete të huaja, por me presionin e trajnerit të saj, ajo kishte vendosur të përfaqësonte vetëm Kosovën.

“Ishte një moment kur unë thash: ‘Pse po qëndrojë këtu?’, kur ndjeja se askush nuk po merrej seriozisht me karrierën time”, është shprehur Majlinda Kelemendi duke treguar se familjarët e saj i kishin sugjeruar të mos qëndronte në Kosovë. Kishte qenë trajneri i saj Kuka ai që kishte insistuar në gjetjen e një zgjidhjeje për të qëndruar në Kosovë.

Një rrugëtim i gjatë i mbushur plot me sfida dhe barriera, ka qenë historia e rrëfyer nga Majlinda në gjigantin ndërkombëtar CNN. Kelmendi, 24 vjeçare cilësohet si krenaria dhe ambasadorja e sportit kosovar në botë.  Një histori shumë e bukur suksesi e percjellur me veshtirësi të shumta, është transmetuar në CNN, ndërsa Majlinda tregon rreth fëmijërisë dhe rreth asaj se si ka filluar të ushtroi xhudo.

1

3

2

5

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here