Flet Pacolli:Mos më akuzoni,nuk isha “kali” që i prija karvanit

0

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Presidenti i AKR’së, Behgjet Pacolli, përmes një statusi në Facebook, është sqaruar me të gjithë ata që thotë se shpeshherë e pyesin se çfarë ka bërë për ekonominë e Kosovës derisa ishte në qeveri

Ky është postimi i tij i plotë i shkruar në Facebook:

Ka shumë njerëz që shpesh herë më shkruajnë e më pyesin:

“Çfarë bëre ti për ekonominë e Kosovës sa ishe në qeveri? Ke qenë zëvendëskryeministër dhe partia jote ishte pjesë e qeverisjes”?

Këtyre njerëzve do i përgjigjem me një mesele të vjetër afrikane që e kisha dëgjuar atje dhe i përshtatet shumë stories time në këtë rast.

Në një karvan që ecte në shkretëtirë, kishte kafshë të ndryshme (elefant,deve,kuaj ,gomar etj) të ngarkuara me njerëz dhe mallra. Prijsi i karvanit i kishte hipur një kali e ishte radhitur i dyti në rresht, pas…….(dikujt tjetër) Prijsi i karvanit donte të mbërrinte shpejt në oazin më të afërt dhe e rrahte kalin duke i thënë: ec më shpejt, ec më shpejt!

Kali i tha: nëse do të ecësh shpejt, mos e lerë këtë (……)para meje t’i prijë karvanit! Më ler mua në krye dhe do shohësh sa shpejt do ecim!!

Unë nuk isha ai që kryesoja karvanin e u dashtë shumë që të duroj deri te përfundimi i mandatit që për mua ishte shumë i veshtirë!

Mua më kërkoni llogari vetëm për një gjë!Pse nuk dola nga qeverija, dmth nga karvani?

Unë kam mund ta bëjë këtë, por nuk kam mund të marrë mbi vete pergjegjësinë që për shkak timin Kosova të shkojë në zgjedhje dhe të ndërpritet faza e shtetndërtimit që Kosovës do ti kushtonte shumë.

Jemi dëshmitarë të bllokadës politike të verës së kaluar!! Kur e ndërprenë mandatin tim presidencial, mund ta kisha bërë unë bllokadën, por nuk e bëra!

Përgjegjësi për ekonominë më kërkoni, por nëse do i prija unë karvanit!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here