Flet modelja Nishani: Familja ime krenare për fotot e mia nudo

0

Beniada Nishani, modelja sexy nga Durrësi, që ka ikur që në moshë të vogël në Itali, ka treguar momentet e saj të karrierës.

E ftuar në “Ftesë në 5” në Top Channel, e ashtuquajtura “mbesa e Bujar Nishanit” ajo tregoi se nuk është mbesë e parë por “Bujari është djali i xhaxhait të babit”.

“Për mua janë thjesht foto artistike, për mua nuk janë foto provokuese. Nudo nuk na duket diçka vulgare apo e çuditshme, trupi i femrës është vlerësuar që në Greqi në antikitet, më mirë të dalësh nudo dhe të jesh person i mirë, se sa që në sjellje të jesh vullgare e të rrish e veshur. Kam ikur nga Shqipëria që 3 vite e gjysëm.

Në Itali kemi shkuar si emigrante, kam një familje shumë të fortë. Një baba shumë krenar për mua, bën kot sikur është i fortë, se kur iki në Milano fillon të qajë. Në fillim ishte babai që iku në Itali, mori dokumentat, pastaj na tërhoqi dhe mua dhe mamit. Dua të arrij shumë lart, që të shpërblej mamin dhe babin, por edhe të ndihmoj të varfrit. Dua të ndihmoj kalamaj që nuk kanë mundësi të shkojnë në shkollë, e të lahen,” tha Beniada.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here