Flet Milaim Zeka:”M’i sollën 350.000 euro për ta bërë një emision kundër Ali Berishës”

0

Gazetari shumë vjecar, Milaim Zeka, ka shpalosur detaje interesante nga puna e tij si gazetar. Në një intervistë dhënë për portalin, Magazina. al, Zeka është përgjigjur edhe në pyetjet se sa milion euro i ka bërë duke e merr me gazetari? Për sa pica mund të blihet ai? Me kë ishte në tavolinë kur iu ofruan 300 mijë euro për një emision? Kush deshi ta shkatërronte ish kryetarin e Pejës, Ali Berisha? Pse do ta kursente Jakup Krasniqin prej ndonjë skandali eventual? Pse sipas Zekës, gazetarët kosovarë janë injorantë e emisoni i tij duhet të merret si model?

Përgigjet e këtyre pyetjeve dhe shumë tjera mund t’i lexoni në intervistën e plotë:

Magazina.al: Sa milionë euro i ke fituar me gazetari?

Zeka: Sa kam qenë në Suedi me gazetari natyrisht që kam fituar, por për miliona nuk bëhet fjalë. Kam fituar aq shumë me gazetari sa që mundem me qenë i pavarur me mendu shlirë, me shkru shlirë. Kjo është pasuria dhe fitimi më i madh.

Magazina.al: A është gazetaria profesion që të bënë pareli?

Zeka: Jo. Në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe në përgjithësi në ballkan gazetaria të bën shumë të varfër. Në këtë hapësirë gazetaria të varfëron në xhep, në shpirt dhe në mendje. Të zhvlerëson në gjitha dimensionet.

Magazina.al: Nëse një gazetar në Kosovë korruptohet me një picë, me sa pica mundet dikush t’ju blej juve?

Zeka: Mundem me t’i thënë tri momente që më kanë ofruar para. Një rast 300 mijë euro te Restaurant “Gizzi” në Prishtinë. Prezent në tavolinë ka qenë edhe ish Rektori Zenel Kelmendi, kur një person m’i ofroi 300 mije euro që të mos e transmetojë një emision. Rasti tjetër është në villa “Germia” në Prishtinë kur m’i kanë sjellë një qantë me 350 mijë euro për ta bërë një emision kundër ish kryetarit te Pejës, Ali Berishës. Ndërsa rasti i fundit ka qene kur një parti politike me ka ofruar shumë para dhe disa poste me ia fut një personaliteti shume te madh ne jetën politike në Kosovë edhe nuk kam pranuar. Kështu që jo që nuk me blejnë me pica, por po e tham publikisht se nuk ka asnjë politikanë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni qe unë kam pranuar me ngrënë një darkë prej tyre.

Magazina.al: Kush janë këta persona që t’i kanë ofruar këto para?

Zeka: Rasti i fundit i ofertës ka qenë prej një partie politike e vjetër me shumë ndikim që nënkupton se ka qenë në pushtet e tash është ne opozitë.

Magazina.al:Cilit medium apo gazetar në Kosovë i beson dhe informohesh prej ti?

Zeka: Personalisht i blej dy gazeta; “Koha ditore”, dhe “Kosova sot”. Pjesërisht u besoj këtyre dy mediumeve por asnjë medium nuk u besoj në tërësi sepse o bëjnë lajme për interesa politike, o te biznesit. Nuk ka gazetari te pavarur.

Magazina.al: A kishit punuar në kompaninë “Koha” si gazetar?

Zeka: Po me shumë kënaqsi, pavarsisht se unë nuk pajtohem me shumë sene të kompanisë “Koha”. Konsiderojë që gazeta “Koha ditore” është me seriozja në Kosovë. Megjithëse edhe këta punojnë me te futme, ama janë ma profesional si gazetë. Sa i perket KTV nuk e shof thuajse kurrë. Sidomos me neverit shumë njeriu ma neveritës në ekran që nuk kuptohet, nuk din me fol e ai është Xhemajl Rexha i Interaktivit. Asnjë kriter te gazetarit në televizion nuk e plotëson.

Magazina.al: A është emisioni “Pa rrotlla” model se si duhet bërë gazetaria?

Zeka: Është gjysmë model. Nuk është model sepse në kushtet te cilat unë punoj jam shumë hero.

Magazina.al: Kush e rrezikon gazetarinë kosovare?

Zeka: Politika, biznesi dhe injoranca. Politika – ata që na udhëheqjen në politikë. Biznesi – që është komplet nën tutelën e politikës. Injoranca – shkon tek kolegët e mi gazetar ku pjesa dërmuese janë njerëz të palexueshëm, janë pjesë e partive politike, qeverisë ose organizarave joqeveritare edhe pse punojne neper mediume. Mjafton m’i ba një hulumtim në RTK edhe me i pa gazetarët që rrehin gjoks që jemi dikushi dhe shikoni nga sa pare i kanë marre prej Qeverisë e Komunave dhe prej PTK-së.

Magazina.al: Kur e keni urrejt vetën pse je gazetar?

Zeka: Ta them te drejtën asnjëherë. Gjithmonë jam krenuar pse jam gazetar dhe kjo më ka frenuar të mos hy në politikë. Kam mundur të jem deputet, ambasador por kam refuzuar.

Magazina.al: Sa herë te therrasin politikanët në telefon për të “mësuar” se si bëhet gazetaria?

Zeka: Asnjëherë nuk më thërrasin. Por ka pasur raste kur më kanë thirrë këshilltarët e tyre por e dinë që kot me thërrasin.

Magazina.al: Kujt prej pilitikanëve në Kosovë ia kishe mbajt fshehur ndonje skandal?

Zeka: Jakup Krasniqit sepse e dua, e cmoj dhe e respektoj shumë si njeri. Magazina.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here