Flet ish kolegu i shërbimit sekret rus:ky ishte Putini,agjenti i turpshëm i KGB-së

0

Burri që shfaqet si “Perandori i Rusisë” dhe nën dhëmbë shihet edhe si njeriu fuqiplotë i Europës, në kohët e dikurshme, kur punonte si agjent i KGB-së, duhet të ketë qenë një njeri që s’binte fare në sy e i mbushur plot me komplekse? E pabesueshme disi

lokale e të shtronte sërish tavolinën për ta e t’i niste me avion drejt Moskës. Kjo ishte pra dhe e gjithë puna ‘zbuluese’ e Putinit në ish-Republikën Demokratike Gjermane“.

Pohimet e Schwez, siç shihet, nuk përkojnë aspak me imazhin që gëzon në Rusi e në botë sot shefi i Kremlinit. Që Putini në atë kohë nuk ka pasur atë rol të fuqishëm që ka sot, kjo nuk të habit, por pohimet e ish-kolegut të KGB-së mund të sillnin një përplasje pikante me idenë e imazhin e krijuar për të përgjatë një kohe të gjatë, qëkurse Putini erdhi në pushtet.

“Që Putini u dërgua me shërbim jashtë vendit në vend që të shkonte në një administratë provinciale, shpjegohet vetëm me këtë se ai në vlerësimin e përgjithshëm psikologjik në Akademinë e KGB-së dështoi”, tha Schwez gjatë intervistës.

Ish-shoku i tij i studimeve më tej pohoi se …

… Nami i Putinit në rrethet studentore

Putini në KGB në fillim mbante pseudonimin “zari”, e më vonë “larva e zbehtë”, ndërsa sot ai, për shkak të operacioneve të bukurisë që ka kryer, quhet edhe “Botox”-i. Të gjithë i kanë theksuar “aftësitë mediokre intelektuale të Putinit”, si dhe “tendencën e tij të jashtëzakonshme për komplekse psikike”.

“Putini vuan shumë nga kompleksi i të qenët i shkurtër”, thotë Schwez. Kompleksi i inferioritetit gjen një shprehje edhe në fytyrën e tij dhe ka lënë gjurmë edhe në figurën e tij. Një njeri të tillë nuk duhej ta çoje kurrë me shërbim jashtë vendit, pasi në fytyrën e tij thuajse gjendej e shkruar fjala: ‘Më rekruto!’“.

Por si ia doli pra Putini të arrinte majën më të lartë të pushtetit duke u bërë edhe Presidenti i vendit më të madh të botës? – kjo do të ishte pyetja që do të na shkonte ndërmend menjëherë të gjithëve, sikurse i ka shkuar edhe vetë gazetarit të portalit ukrainas. Dhe për këtë, Schwez e ka sërish një tezë.

Sipas tij: njerëzit që qëndrojnë pas Putinit, e mbanin atë për të dobët. Me të në krye, ata kanë shpresuar që të tërheqin fijet më vonë pas skene. Por, duket se qartazi, kanë kryer një gabim.

Së fundmi, Schwez thotë se një “revoltë pallati” ndaj Putinit mund edhe të ndodhë, pasi bizneset e oligarkëve e të “elitës” së sotme të Kremlinit po vuajnë nga sanksionet perëndimore. Nëse Putini do të qëndrojë deri në fund në pushtet, Rusia ose do të bjerë ose do të shndërrohet në një vend të dorës së tretë, si Koreja e Veriut. A. P.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here