Flasin banorët e Lazaratit: Çfarë thonë ata për ‘luftën’ e djeshme në fshatin e tyre (Video)

0
Në një dëshmi për televizionin A1 Report, nëna e Rustem Mahmutajt, i kapur nga policia si pjesë e “grupit të zjarrit”, kërkon lirimin e djalit të saj. Ajo thotë se djali 20-vjeçar është i pafajshëm.
“Djali im është ndaluar, është i pafajshëm fëmija im, duhet lënë i lirë”, u shpreh Mahmutaj për A1 Report. Ajo thotë se ndihet e frikësuar, por shton se policia nuk ka kryer ende kontrolle në banesën e saj.

Nga lëvizja e grupit të xhirimit të A1 Report në lagjet e fshatit vërehet se rrugët janë të qeta. Janë të paktë njerëzit që lënë shtëpinë, siç ishte rasti i zonjës Mahmutaj e cila nga çanta që mban në duar duket se ka dalë për të blerë ushqimet e nevojshme për shtëpinë e saj, një ritual i zakonshëm ky, por që ndryshe nga më parë, bëhet nën frikën e shpërthimit të një tjetër përleshje të armatosur mes policisë e grupit në kërkim.

Ndërkohë ajo tha se djali tjetër i saj Gurim Mahmutaj 29 vjeç është marrë në polici dhe më tej është lënë i lirë. “Ne e kemi marrë në telefon dhe na ka thënë jam shumë mirë, dhe ne e mblodhëm mendjen. Djali ishte në mal me dhen”, tha ajo për A1 Report.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here