Flamuri shqiptar në maje të Rumisë “ndez” mediat në Mal të Zi

0

Kjo e përditshme në lidhje me këtë ka kontaktuar edhe Drejtorinë e policisë dhe sipas informacioneve jozyrtare që kanë marrë ata mësohet se policia e Tivarit është duke u marrë me gjithë këtë si rreth fotografive diskutabile, se a bëhet fjalë për ndonjë delegacion të bjeshkatareve nga shteti tjetër si dhe a është Rumia vend publik.

SHB “Rumia” organizoi të dielen daljen tradicionale në malin e Rumisë në të cilin aktivitet morën pjesë rreth 170 bjeshkatarë. Përveç bjeshkatarëve nga Ulqini, Kraja, Ana e Malit, Malësia pati edhe plot të tjerë Shkodra, Prishtina dhe Gjakova.

Një dalje e bukur dhe e organizuar mirë ka edhe pjesën e radhës që është bërë tashmë e zakonshme. Njëjtë si vitin e kaluar edhe këtë vit mediat e shkuruar dhe elektronike në Mal të Zi i kanë dhënë hapësirë këtij aktiviteti ku ajo që më së shumti i’u ka rënë në sy ka qenë valvitja e flamurit shqiptar në majen e Rumisë.

Disa foto të cilët janë publikuar më parë në facebook nga vet pjesmarrësit ku mund të shihen pamje të të rinjve me flamuj kanë qenë të mjaftueshme për të bërë temën e radhës. E përditshmja malazeze DAN e ditës së marte në ballinën e vet mban titullin ‘’Flamuri shqiptar në maje të Rumisë’’, raporton ulqini online.

Kjo e përditshme në lidhje me këtë ka kontaktuar edhe Drejtorinë e policisë dhe sipas informacioneve jozyrtare që kanë marrë ata mësohet se policia e Tivarit është duke u marrë me gjithë këtë si rreth fotografive diskutabile, se a bëhet fjalë për ndonjë delegacion të bjeshkatareve nga shteti tjetër si dhe a është Rumia vend publik.

Të njëjtat fotografi mbrëmë janë publikuar edhe nga një portal informative, ai cdm, dhe fluksi i komenteve ka qenë relativisht i madh dhe pothuajse të gjithë kritikonin aktin e valëvitjes së flamurit shqiptar në Rumi./KultPlus.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here