Flamuri shqiptar midis protestës në Francë

0

Në Francë po protestohet kundër rritjes së çmimit të karburantit.Flamuri kombëtar shqiptar është parë të valëvitet në protestat të cilat po mbahen në Francë.Në një video e cila po qarkullon në rrjetet sociale shihet një nga protestuesit ‘jelek verdhë’ i cili mban në duar flamurin.

Protestat në Francë po zhvillohen për shkak se çmimi i karburantit është rritur me rreth 23% gjatë 12 muajve të fundit, në një mesatare prej 1,51 euro, më e larta që prej viteve 2000.

Vendimi për të shtuar edhe 6,5 cent për litër benzine dhe 2.9 cent mbi litrin e naftës, duke filluar nga 1 janari i vitit 2019 zemëroi popullatën deri në protesta të dhunshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here