Fjolla Morina shëtitë nëpër Dubai e Maldive, Gjykata e Kukësit i jep dënim drakonik, 6 vjet burg

0

Gjykata e Kukësit ka marrë sot vendimin për dënimin e këngëtares së njohur, Fjolla Morina, e cila akuzohet për trafikim armësh. Bëhet e ditur se ajo është dënuar me 6 vite burg.

Gjatë kësaj periudhe, këngëtarja ka bërë udhëtime të shumta si Dubai dhe Maldive. Në destinacionin e fundit, këngëtarja i dha fund beqarisë. Ajo kurorëzoi në martesë dashurinë e saj me biznesmenin, Fisnik Syla.

Ndërsa në lidhje me armën që iu gjend në makinë, Fjolla ka thënë se ishte e një miku të saj që kishte ndërruar jetë dhe e mbante për vetëmbrojtje, pasi ishte nënë e vetme e dy vajzave. Ajo theksoi se nuk e dinte që armën e kishte marrë me vete, pasi kishte harruar që e kishte vendosur në çantë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here