Fjalimi i presidentit Thaçi në KS të OKB-së, ka bërë që serbët të “çmenden”

0

Fjalimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi para përfaqësuesëve të OKB-së, ka bërë që serbët e Serbisë të ‘çmenden’.

Përkrahje shteteve të shumta për krijim e Ushtrisë së Kosovës, përmendja e masakrave dhe gjenocidi që kryen forcat para militare serbe si dhe përmendja e sportistëve kosovar, kanë bërë që në Serbi të ngriten tensione.

Kujtojmë që mbrëmë në mbledhjen e OKB-së, Thaçi ka përmendur disa nga krimet që Serbia i ka kryer në Kosovë. Mes tjerash tha se asnjë serb nuk është dënuar për krimet që ka kryer në Kosovë.

“Dihet viktima, dihet agresori. Nuk ka dhe nuk do të ndodhë rishkrimi i historisë. Lufta ka ndodhur në shekullin 20. Duhet të shikojmë pa drama, pa spektakël dhe ta pranojmë realitetin. I pëlqeu dikujt apo jo, Serbia në konfliktin e Kosovës ka vrarë 13 mijë e  500 civilë shqiptarë. Aparati i tyre ushtarake kanë dhunuar rreth 20 mijë femra shqiptare”.

“Për 13 mijë e  500 civilë asnjë i akuzuar, e lëre më idënuar. Për 20 mijë të dhunuara, asnjë i akuzuar e lëre më i dënuar. 1 milionë shqiptarë të dëbuar me dhunë, 40% e infrastrukturës në Kosovë të shkatërruar”,tha Thaçi.

Madje mediat në Serbi po i quan gënjeshtra përmendjen e shifrave të të  vrarëve nga Serbia në Kosovë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here