Fjalët-amanet të dëshmorit të Betejës së Jezercit, Sejdi Sejdiu

0

Në 17 vjetorin e rënjes së dëshmorit të Betejës së Jezercit,  Sejdi Sejdiu, një kujtim nga koha e krenarisë e ka përshkruar Sejdi Sopi, shok i tij i idealit. Ai i ka kujtuar fjalët e fundit të dëshmorit para se të nisej në front, fjalë-amanet. Ndër të tjera dëshmori kishte parandjerë se mund të keqpërdorej “leku i popullit”. Dhe kishte dhënë një përkufizim për keqpërdoruesit e luftës dhe të paqes. “Ata që keqpërdorin lekun e popullit, janë armiq edhe nëse janë bashkëluftëtarë të mi.”, ishte shprehur ai.

 

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Sejdi Sopit për dëshmorin:

 

“17 vjetë nga rënia heroike e Sejdi Sejdiut, në betejën e Jezercit!
“Familjes do t´i kthehem kur të çlirohet Atdheu. Nga fronti s´do të largohem për asnjë çast. Nëse vritem, fëmijtë e mi dhe Kosova do ta gëzojnë lirinë.Ata që keqpërdorin lekun e popullit, janë armiq edhe nëse janë bashkëluftëtarë të mi.” kështu më tha në konakun tim, dëshmori Sejdi Sejdiu një natë para nisjes për në frontin e luftës.
Qoftë i përjetshëm kujtimi: LAVDI!”

s sopi

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here