Vuçiq nuk thotë asgjë në KS të OKB-së, luan paqësorin

0

Ka filluar mbledhja e KS të OKB-së e thirrur nga Serbia pas formimit të Ushtrisë së Kosovës.

Aleksandër Vuçiq tha se ai është i frikësuar me zhvilimet në Kosovë, kinse jo vetëm për popullin e tij por edhe për rajonin. 

“Serbia ka bërë përpjekje të mëdha ta ruaj paqen, stabilitetin në rajon duke u përmbajtur nga reagimi ndaj provokimeve të Prishtinës”, është shprehur ai. Vuçiq ka shtuar se Beogradi i ka përmbushur të gjitha obligimet nga marrëveshjet me Prishtinën në Bruksel, ndërkohë që është ankuar se Prishtina nuk e ka përmbushur obligimin për formimin e Asociacionit të Komunave serbe. 

“Ne ju kemi lutur Kosovës që të mos aplikojnë për anëtarësim në INTERPOL e organizata të tjera pasi sipas Rezolutës 1244 ne jemi shteti i vetëm sovran, por s’na kanë dëgjuar duke llogaritur në përkrahjen e SHBA-ve dhe disa të tjerëve dhe dështuan”, është shprehur Vuçiq.

Si pasojë e kësaj ai është ankuar se u vendosë taksa prej 10 e 100 përqind ndaj mallërave serbe “duke e mbytur tregëtinë me Serbinë dhe duke e rrezikuar edhe popullatën serbe në Kosovë”.

Vuçiq më pas ka vënë theksin tek formimi i Ushtrisë së Kosovës dhe është thirrur në Rezolutën 1244 e cila sipas tij nuk e lejon formimin e kësaj ushtrie. Është ankuar se disa shtete të mëdha e mbështetën vendimin e Kosovës për ushtrinë, që sipas tij është e padrejtë. Vuçiq u ankua edhe për arrestimin e Marko Gjuriqit.

Ai tha se lutja e tij më e madhe sonte ishte që dikush t’i pengojë shqiptarët pasi masat e fundit ai ka theksuar se nuk janë të shekullit 21.

Në fund Vuçiq u ankua se në ekipin e dialogut Kosova ka futur ish pjestarë të UÇK-së dhe kanë kërkuar njohjen nga Serbia. 

“Ftojmë OKB-në të marr rol më të madh në të ardhmen, s’kemigjkë kundër BE-së por OKB të jetë më aktive. Të hiqen tarifat”, ka theksuar Vuçiq duke i përshëndetur në fund serbët e Kosovës. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here