Fituesi i keq s’dallon prej humbësit të keq

0

Fisnik Ismaili

Po, hupi baci Isë, Isë pidhi i dhisë. Po, hupi Hasha botht e trasha (këtij hala s’po keni koqe me ia përmendë emnin qaq, unë gjithë kam pasë, e kam me pasë). Po, hupi krahu i luftës (e që plot prej juve me qef krejt çlirimtarët i kishit fshi prej historisë). Shllajfitët me kerre qat natë, tash po vazhdoni me shllajfitë me Dritona, Fatmira e Ramusha nëpër postime, shaj njanin, përqeshe tjetrin, e thirru ne burg për secilin.

Po! Po e kuptoj gëzimin që e hoqët të keqen që e kaploi këtë vend të shkretë (që keni mujtë me e hjekë edhe para 6 e 10 vjete, se tybe të njajtit votues jeni, po diçka pi koqeve keni qenë ligsht). Jo, s’keni qenë me VV tanë jetën, qysh po mundoheni me u dukë, edhe jo, s’i keni veç ju meritat për këtë fitore, amo qe, edhe meritat merrni.

Veç aman, po pritoj me nisë me ju snooze prapë, qysh ju snooza para zgjedhjeve. Se fituesi i keq s’dallon prej humbësit të keq. Bile del edhe ma i përgaztë. Humbësat e kam dijtë që s’durohen, edhe kanë me vazhdue me folë palidhje, amo për që s’dini ju me u ndalë tuj shllajfitë qe rrafsh nji javë, mendja s’ma ka marrë.

Hajde, tash, fjalë pak, e punë shumë. S’ka ma me shllajfitë, as me shajtë, as me kritikue, por me i grahë bothës.

Për opozitë, e me jau teshë, unë jam kha tash. Edhe ankesa jeme e parë është që po e fëlliqni ajrin qaq shumë me guma të djegme, sa e qitët Prishtinë prapë në top listën e qyteteve më të ndotuna në botë.

Edhe mos hani mut me shajtë në komente, se e konfirmon krejt çka thashë ma naltë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here