Fitorja e parë e Irakut, çliron qytetin e Tikritit nga Shteti Islamik

0
Forcat qeveritare irakiane kanë hyrë në qendër të qytetit të Tikritit dhe kanë njoftuar çlirimin e tij, pas dhjetë ditësh ofensive për të tentuar largimin e milicëve të grupit xhihadist, Shteti Islamik. Marëan al Yabara, një zëdhënës i provincës, ka siguruar në deklarata për kanalin televiziv arab “Al Arabiya” që forcat irakiane kanë arritur qendrën e qytetit pas disa përballjeve që kanë rezultuar me vdekjen e dhjetëra milicëve.
Nga ana e tij, sheik Akraj Al Kaabi, sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Nojaba, një fraksioni i Forcave Vullnetare, ka konfirmuam lirimin  e qytetit duke theksuar se është tërësisht nën kontrollin  e forcave të sigurisë. Beteja për Tikritin me shumicë sunite është thelbësore për forcat irakiane në avancimin e tyre drejt Mosulit, qyteti i dytë më i madh i vendit dhe një prej bastioneve të Shtetit Islamik në vend.
Çlirimi i qytetit, në veri të Bagdadit, është fitorja e parë e madhe e forcave ushtarake të qeverisë irakiane, e cila kontrollon shumicën myslimane shiite të vendit. Merita e kundërsulmit aktual kundër ISIS qëndron në forcën e motivuar të vullnetarëve shiitë irakianë të trajnuar nga instruktorët që vijnë nga Irani. Sipas dëshmisë së gjeneralit Martin Dempsey, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i SHBA-së, në betejën e Tikritit marrin pjesë 20 mijë milicë të stërvitur nga Teherani dhe vetëm një brigadë e ushtrisë së Bagdadit e formuar nga 300 ushtarë.
Avancimi i forcave qeveritare që kanë mbështetjen e disa milicëve shiitë kanë provokuar tensione sektare që kanë nxitur klerikun e famshëm shiit Muqtada al Sadr t’i kërkojë qeverisë që të hetojë dhe të dënojë këdo që përdor dhunë të tepërt kundër rezidentëve në zonat e çliruara. Në fakt lufta e fortë ideologjike midis milicëve shiitë dhe xhihadistëve sunitë të ISIS, bën që Dempsey t’i frikësohet mundësisë që pas rënies së qytetit, të fillojnë mizoritë ndaj popullit sunit të Tikritit, tani të zhvendosur nga shtëpitë e tyre nga luftimet.
Dëshira për hakmarrje është shumë e fortë në mesin e shiitëve irakianë pas mizorive të kryera nga kalifati terrorist vitin e kaluar dhe kanë ende të freskët ato që kreu dikur myslimani sunit, Sadam Husein. Një valë dhune, ose represioni ndaj komuniteteve sunite në Irak, në zonat e rimarra nga Bagdadi, do të ndihmojë për të nxitur propagandën e kalifatit, që dëshiron ta shfaq luftën e tyre si një luftë fetare të Islamit ndaj “herezisë shiite”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here