Fitorja e mundëshme kundër Francës do të thotë një hap përpara kualifikimit të botërorit Rusi 2018

0

Shqipëria duhet të fitojë ndaj Francës, në mënyrë që të sigurojë një vend në vazon e tretë UEFA për kualifikueset e botërorit Rusi 2018. Në këtë përfundim bien parashikimet statistikore, të cilat tregojnë se një fitore ndaj organizatorëve të Euro 2016-të, do t’i sillte Shqipërisë 98 pikë më shumë në rang-listën FIFA (aktualisht kuq-e-zinjtë ndodhen në vendin e 51-të me 624 pikë, fitorja ndaj Francës do ta çonte në 722 pikë).

Eduard Rănghiuc, në web-faqen e tij “football-rankings” nënvizon se Shqipërisë i duhet patjetër fitorja ndaj Francës në mënyrë që të sigurojë një vend në vazon e tretë (nga 6 vazo) për shortin që do të përzgjedhë grupet eliminatore për në Botërorin Rusi 2018-të (më 25 korrik në Shën Pjetërsburg).

“Shqipëri vs Francë – vendasit duhet të fitojnë që të sigurojnë një vend në vazon e 3-të”, shkruan Rănghiuc që në fillim në një paragraf të titulluar “Disa ndeshje tejet të rëndësishme” ku bie në sy gjithashtu ndeshja Danimarkë – Serbi, e cila vendos fatin e të dyja përfaqësueseve, të cilat luftojnë për një vend në vazon e 2-të.

Sipas “Football-rankings” Shqipëria ka 42.38% shanse që ta sigurojë vendin për në vazon e tretë, ndërkohë që me 57.62% ajo do t’i qëndrojë vazos së katërt. Kujtojmë se Shqipëria në përzgjedhjen e kaluar për eliminatoret Brazil 2014 – kur kuq-e-zinjtë ishin gjithashtu në vazon e katërt – rezultoi në Grupin E sëbashku me Zvicrën, Islandën, Norvegjinë, Slloveninë, Qipron (një grup më i lehtë se i viteve të kaluara).

Eduard Rănghiuc është një programues nga Rumania, i cili e drejton “football-rankings”-un prej 8 vitesh. Ai ka bashkëpunuar me media të rëndësishme sikurse “Sport365”, “MIND CTI”, apo “Global Sports Media”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here