Fitimi dhe Volkani vdesin në makinë, të ngufatur nga gazi

0

Dy djem të rinj 19 dhe 20 vjeçarë kanë gjetur vdekjen në makinën e njërit prej tyre, në garazhin e tij, në Langenthal të Kantonit të Bernës. Bëhet fjalë për Fitim D., shqiptar nga Komuna e Bujanocit dhe shokun e tij Volkan, me prejardhje turke.

Sipas policisë, ata kanë vdekur si pasojë e gazit që ka kapluar makinën ku ata ishin duke ndenjur dhe duke dëgjuar muzikë.
Siç tregon për albinfo.ch një burim që i ka njohur të dy të ndjerët, vdekja ka ardhur pasi që dy të rinjtë e kanë ndezur makinën për t`u ngrohur dhe ndërkohë i ka zënë gjumi ose janë molisur deri në paaftësi për të reaguar.
Askush nuk e di se sa kanë qëndruar ata në makinë dhe se kur ka ndodhur vdekja, por familjarët i kanë gjetur viktimat pasditen e vonë, kur në makinë ishte shpenzuar e gjithë benzina.

Megjithatë, policia ende nuk ka mundur të japë ndonjë version zyrtar për mënyrën se si ka ndodhur vdekja e dy të rinjve.
Burimi thotë se i riu shqiptar, Fitimi pritet të dërgohet për t`u varrosur në vendlindje.
Ai thotë se të dy djemtë kanë qenë shumë të urtë dhe kanë pasur sjellje shembullore.

Ndërkohë mediet njoftojnë se edhe Këshilli Federal (qeveria e vendit) ka shprehur pikëllimin për vdekjen e dy të rinjve. Presidenti i posazgjedhur Johann Schneider-Ammann dhe ish-presidentja Simonetta Sommaruga kanë qenë në vendin e ngjarjes, në Langenthal,  duke ngushëlluar familjarët dhe të tjerët.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here