Fisnik Ismaili Lirak Çelajt: “Ke rrshitë, kfillu dost”

0

Deputeti i lëvizjes Vetëvendosje Fisnik Ismaili nuk ka qëndruar indiferent përballë akuzave të Lirak Çelajt për Shpend Ahmetin, se si pas ndarjes me bashkëshorten ka përhapur thashetheme për të. Ismaili i ka thënë Çelajt se thashethemet mund të jenë duke i përhapur shokët e tij dhe jo Ahmeti. Isamili i thotë Çelajt se asnjëherë nuk do ta besonte që duke ndenjur me Kadri Veselin ai do të bëhej si Veseli.

KOMENTI

Lirak, aman, të njoh prejse ishim dy vjeç. Nuk po muj me besue që edhe jetën tande private je tuj e (keq)përdorë PRAPË për me e sulmue Shpendin. Sinqerisht nuk po muj. Krejt, por na që jemi rritë në nji rreze prej 5 kilometrave në qët shehër, përfshi edhe Shpendlin, jemi rritë në qat frymën e njajtë, ku jeta private nuk asht prekë as përfolë kurrë.

Edhe unë, duke e njoftë Shpendin, si mik të mirë që e kam, e di që atij kurrë, kurrë as nuk i kish shkue mendja me folë apo me të gjykue ty për jetën tande private, ma së paku për shkunorëzimin tand.

A ti, më fal që po ta them prapë, se ta kam thanë edhe vjet kur u qarte për çashtjen e naftës nëpër shkolla, definitivisht ke rrshitë.

Vjet kur e akuzove Shpendin që e ndali pak do ditë mësimin, për me e vlerësue gjendjen e naftës së dëmshme për fëmijët, ti u çove peshë, thue se vetë kurrë nuk tu ka ndërpre shkolla sherri i demonstratave të viteve ’80, e nuk ke ba mësim plotësues të shtundeve kurrë.

Unë ta pash për të madhe, edhe pata reague, tuj e dijtë se je vetë babë, edhe si i tillë, veç dyshimi ma i vogël që mundet me i sëmue fëmijët ish dashtë me ti dhezë krejt dritat e kuqe n’krye për me e përkrahë Shpendin, derisa ti e bane krejt të kundërtën: e sakrifikove përgjegjësinë tande si njeri familjar, për me i ra Shpendit, edhe dole shumë keq. Sot po del edhe ma keq, mbasi u ngrit akuza ndaj HIB Petrolit dje a pardje, e po i vërteton dyshimet e Komunës.

Lirak, qeshtu prapë je kah e keqpërdor situatën tande në jetë private, duke e akuzue Shpendin se po të përgojon. Aman, të lutem, ma së pari mos u shit viktimë, e së dyti mos e shfrytëzo këtë për pikë politike, se dreqi e marrtë, nji trohë dinjiteti ish dashtë me të mbetë, breh.

Mue sivjet mu banë 10 vjet prejse jam shkunorëzue, edhe, përpos gjendjes së randë nëpër të cilën detyrimisht çdo ndamje të ban me e kapërcye, thashethemet nuk ndalen asnjiherë. Mue fjalët e poshtra më ndjekin sot e asaj dite, por asnjiherë prej qetij rrethi që jemi rritë bashkë në qet shehër. Gjithmonë prej dashakëqinjve, xhelozëve edhe të kompleksuemve, që po më duket se edhe ty ta kanë marrë anën.

Kurrë s’kam dashtë me besue se tuj nejtë me Kadri Veselin ke me mujtë me u ba si ai edhe dostat e tij. Me e hupë edhe qet pak lesh integriteti që na ka mbetë si shoqni, veç për me ia çelë do udhë përfitimeve politike të tyne të fëlliqta, është vërtetë dëshpëruese. Edhe për fat të keq, nuk je i pari n’shoqninë e shkollës që po e dhin kështu. Jeni ba disa tashma.

Edhe unë të garantoj me jetë, Lirak, se ke armiq ma të mëdhenj qaty brenda në PDK (lexo SHIK), se që ke me e pasë Shpend Ahmetin najherë. Asi armiqësh, që një ditë kanë me të djegë si Bajram Rexhepin e plot të tjerë (mos e ban zot edhe si Dinon), kur nuk ke me iu dashtë ma.

Kqyr pak, se mos qata po ta përgojojnë jetën private.

E besomë, jeta asht e gjatë, e ti ke me vazhdue me jetue n’qet shehër bashkë me krejt neve kokërrdhak, tuj u sillë korzës si pleq, e po shpresoj jo në naj burg si Kadrat e Hashimat që po i pret.

Kfillu, dost.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here