Fisi mongolian që varet nga drerët

0

“The Guardian” ka publikuar një rrëfim në fotografi nga fotografi belg Pascal Mannaerts i cili ka kapur një seri imazhesh të fisit mongol Tsaatan i cili varet tërësisht nga dreri.

Tsaatanët jetojnë në Khövsgöl Aimag në veri të Mongolisë. Ata janë me origjinë përreth kufirit, në atë që tani është Tuva, republikë e Rusisë.

Fotografitë e Mannaerts shfaqin jetën ditore të fisit. Ai thotë: “Tsaatanët kanë mbijetuar për mijëra vjetë duke poulluar vargun malor ( Ulaan taiga), duke lëvizur ndërmjet 5 deri 10 herë në vit”.

Tsaatanët jetojnë në tenda. Një familje ka pozuar me krenari me disa nga drerët për fotografin belg.

Ai i ka prezentuar edhe emrat e tyre; Bolorma, Ulziitsetseg, Tuvshinbayar, Ulziichimig, Narahuu dhe vajza më e madhe Ulziisaihan. Ata i mjelin çdo ditë drerët femra.

Tuvshinbayar e vogël shihet duke e përqafuar një dre të vogël.

Bolorma, njëra nga anëtaret e familjes  e vlon racionin ditor të qumshtit për familjen që të ushqehen. Më vonë ajo do të bëjë djath nga qumshti. Vogëlushja Tuvshinbayar luan me drerët.

drere3

vlimi

drere4

drere5

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here