Fiorentina fiton dhe siguron Europën

0

Fiorentina siguroi zyrtarisht Europën për sezonin e ardhshëm. Skuadra vjollcë fitoi 3-2 në transfertë me Palermon, pas një ndeshje spektakolare që dhuroi plot pesë gola. Ilicic ndryshoi i pari shifrat në minutën e 23-të duke i realizuar pikërisht ish-skuadrës së tij, por gëzimi i miqve zgjati pak pasi Jajalo barazoi 3 minuta më pas.

Gjithsesi në pushim Fiorentina vajti në epërsi pas finalizimit të Gilardinos. Rigoni riktheu sërish ndeshjen në barazim në të 69-tën, por Fiorentina nuk u kënaq me një pikë duke shënuar dhe golin e fitores në të 78-tën. Një sukses që e afron me vendin e 4-tërt në renditje që aktualisht mbahet nga Napoli.

Shumë gola u shënuan dhe në ndeshjen mes Parmës dhe Veronës, që u mbyll me rezultatin 2-2. Golat për vendasit u realizuan nga Nocerino dhe Varela, ndërsa Luca Toni u konfirmua si golashënues i veronezëve duke realizuar dy herë në këtë përballje. 90 minuta pozitive dhe për Andi Lilën, që ishte shumë aktiv dhe në fazën e sulmit ndërsa në fund u ndëshkua dhe me të verdhë.

Sassuolo arriti një fitore në Friuli ndaj Udineses, ku vendosi një gol i Magnanelit në të 70-tën ndërsa dhe Cagliari, i rrëzuar tashmë triumfoi 1-0 ndaj Cesenës me një finalizim të Saut në minutën e 90-të.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here