Finalja e evropianit në xhudo, “krejt shqip”, Majlinda e mund Distria Krasniqin

0

Majlinda Kelmendi është stolisur me medaljen e saj të radhës të artë në Kampionatin Evropian për femra që u mbajt në Lisbonë të Portugalisë.

Majlinda u ndesh me Distrian në finale, që shënon kështu edhe përballjen e parë mes këtyre dy garueseve në një finale të madhe që frymoi krejtësisht shqip.

Ekipi “Ippon” i Kosovë, i drejtuar nga trajneri Driton Kuka, ka arritur që në këtë garë të sigurojë 3 medalje gjithsejtë, dy të arta dhe një të argjendtë.

Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova kanë fituar nga 100 pikë Olimpike, ndërsa Distria Krasniqi 60 pikë.

“Për herë të parë finalja ishte krejt shqip”, tha trajneri Kuka.

Ndërkaq, Nora Gjakova e mundi xhudisten nga Zvicra, Fabienne Kocher, duke e dominuar gjatë terë duelit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here