UP i hedhë doktorët nga kuadri mësimdhënës, i ndalë masterat

0

Komisioni Recenzues i Fakultetit Filologjik, të Universitetit të Prishtinës ka propozuar për angazhim kandidatë me master duke refuzuar ata me doktoratë.

Konkretisht, për asistente në lëndët: Letërsi romantike arbëreshe , Stilistikë , Letërsi romantike shqipe,Semiologji, propozohet kandidatjaMa Serafina Lajçi, ndërsa refuzohet kandidatja Dr. Donika Dabishevci-Jetullahu, të cilës për çudi nuk i figuron fare titulli shkencor në propozimin e Komisionit, shkruan Express .

Kadidatja Dabishevci ka konkurruar edhe në një pozitë tjetër në po këtë fakultet, në drejtimin e gazetarisë, në lëndën Hyrje në letërsi, ku poashtu është propozuar MA Flamur Maloku, dhe ku po njëjtë sikurse në rastin e parë znj. Dabishevci –Jetullahu nuk i figuron fare grada e doktorit në raportin e Komisionit recenzues.

Përveç diplomës së Doktoratës, fituar në Universitetin publik të Tiranës,të nostrifikuar edhe nga Ministria e Arsimit Shkencës e Tekonologjisë së Kosovës , kandidatja Dr. Donika Dabishevci- Jetullahu, në aplikim e saj për këto dy pozita në UP , ka dorëzuar si dëshmi edhe librin monografik të botuar nga Instituti Albanologjik dhe dëshmitë për pjesëmarrje ne një sërë konferencash shkencore të albanologjisë dhe publikime të tjera shkencore.

Pra, përkundër gradës së doktorit dhe angazhimit shkencor,UP, në të dy këto raste propozon kandidatë vetëm me master.1_28910

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here