Filmi serb “Enklava”: realitet apo gënjeshtër e politikës serbe?

0

Protagonist kryesor i filmit serb “Enklava”është Nenadi, një fëmijë serb 10 vjeçar që sipas skenarit detyrohet të dalë përtej enklavës së tij serbe për të bërë shokë fëmijët shqiptarë në mënyrë që të varrosë gjyshin e tij.
Dalja nga enklava serbe e përshkruar si e krishterë është një mision shumë i vështirë sipas  regjisorit serb, Goran Radovanoviq.

Sipas regjisorit Nenadi 10 vjeçar provon të bëjë të pamundurën, të shtrijë dorën e miqësisë për myslimanët që e rrethojnë enklavën e tij të krishterë.

Ai miqësohet me Bashkimin dhe fëmijë të tjerë, por gjërat vështirësohen kur i vdes gjyshi dhe duhet të varroset në pjesën shqiptare.

Regjisori i filmit “Enklava” thotë: “Kosova është temë e madhe dhe kolektive e popullit serb dhe se vet jeta në Kosovë është dramë e madhe për njerëzit që kanë liri të kufizuar të lëvizjes”.

Pjesë e ekipit të aktorëve në këtë film është edhe Çun Lajçi,në rolin e një shqiptari.

Regjistori Radovanoviq filmin e tij e paraqet kryesisht si konflikt fetar – të krishterë myslimanë dhe jo fort si etnik shqiptaro-serb. Urrejtja e bazuar në frikë për atë që është ndryshe ende ndanë dy komunitetet etnike.

“Frika është mungesa e dashurisë. Prandaj, heroi në këtë film është një 10 vjeçar që e bën atë që është e paimagjinueshme për të dyja komunitetet në Kosovë – të krishterë dhe myslimanë – të bësh një mik në anën e kundërt”, ka thënë regjisori. Filmi është koproduksion serbo-gjerman dhe është mbështetur mes tjerash edhe nga televizioni publik gjerman ZDF.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here