Filmi nga Kosova “Shok” është nominuar për çmimin prestigjioz “Oscar”

0

Filmi kosovar “Shok” është nominuar për çmimin prestigjioz “Oscar”

“Shok” bën pjesë në kategorinë e filmave të metrazhit të shkurtër dhe do të garojë me filmat “Ave Maria”, “Day One”, “Everything Will Be Ok”, “Stutterer”.

Filmi “Shok”, në regji të regjisorit anglez, Jamie Donoughue, ka për fokus jetën e dy fëmijëve, të cilët gjatë periudhës së luftës ishin të persekutuar nga ana e forcave serbe në Kosovë, ndërkohë që ky çmim për këtë film është i njëmbëdhjeti deri më tani.

E në një intervistë dhënë për “Zërin”, kohë më parë vetë regjisori Jamie Donoughue, ka thënë se ky është më shumë se një film.

“Shok” është shpërblyer edhe në shumë festivale të tjera të filmit. Ky film është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, ndërsa në kohën prej njëzet e një minuta, sa zgjatë gjithsejtë ky film, luajnë edhe aktorët: Lum Veseli, Andi Bajgora, Melihate Qena, Luan Kryeziu, Astrit Kabashi, Xhevdet Jashari, Armond Morina, Aurita Agushi, Sunaj Raça, Eni Cani, Kushtrim Sheremeti, Fisnik Ademi, Besnik Krapi dhe Ardit Tahiri. Madje, Lum Veseli dhe Andi Bajgora kanë arritur të fitojnë çmime për “Aktorët më të mirë” në festivale ndërkombëtare.

Ndryshe xhirimet e filmit janë realizuar gjatë vitit të kaluar në qytetin e Mitrovicës, ndërkohë, producenti i tij, Eshref Durmishi, i cili e portretizon rolin e Dushanit, ka theksuar se përmes pamjeve në këtë film shfaqet një pjesë e rrugëtimit të shqiptarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here